Poezi nga Diamanta Zalta
TY, QË JE NË VENDIN E SHENJTË
Nuk dua të jem pikë loti -të thashë,
që zbret gushës tënde,
mjekrrës së ëmbël .
As gremina e mendimit tënd,
nuk dua të jem.
Ndoshta një ikonë e trëmbur isha e do te jem ,
nga ajo e papritur,
kur brenda një çasti te vetem
jeta tek të dy, sapo kish nisur . . .
Ndodhi …
Më more në duar dorën,
të ma ndjeje zemrën sa rrihte,
me prekjen …
Pe syve, një dritë që shuhej,
mirësie,
ashtu si të çdo gruaje.
Më quajte Heshtje-Vetëtimë.
Ndjeva të më çajë gjoksin,
nje psherëtimë …
Ikona të pabesueshme më mbërthyen,
vetëm brënda meje pranonin të tretën.
Ndaj unë …
Unë po të them se isha Pasqyra,
që kurrë s’ të gënjeu,
kur në të pe veten.
Çuditërisht, vjen një çast …
të mos mundemi t’ ja njohim
kualitetin qenies.
Pyesim në dilemë, shëmbëllimin:
Ta besojmë si na vjen?
Ta duam apo të mos e duam jetën ?
Por Zotit fal…, mundëm !
Qetësuam me thonjtë e arsyes zëmrën.
Ashtu , skajshmërisht, pamëshirshëm.
Vetëm për tu betuar: Të paktën fëmijët,
nuk i zoritëm !!!
Engjëjt ulën kokën, i dashur.
Djajtë …
Duartrokitën.




























Leave a Reply