Xhejms Xhojs
Kalendari poetik: Xhejms Xhojs (1882-1941)
James Augustine Aloysius Joyce, i njohur më shkurt si James Joyce, u lind më 2 shkurt 1882 në Dublin (Irlandë). Ishte shkrimtar, poet e dramaturg i njohur irlandez. Sado që prodhimtaria e tij letrare s’qe aq e shumtë në tituj, por nga rëndësia që pati, vepra e tij është e pazëvendsueshme për hovin që i dha letërsisë në përgjithësi dhe modernizmit me “përroin e ndërgjegjes” në shekullin XX. ‘Njerëz të Dublinit’, ‘Uliksi’, ‘Dedalus’, ‘Zgjimi i Finnegan’-it, janë disa nga titujt e veprave të tij më të njohura. Por, si zakonisht, ta përkujtojmë në datën e lindjes me një nga poezitë që kam prej tij:
BURG I ËMBËL
I ëmbël më qe ai burgim
Shpirti m’u lumturua…
Liri më qe ai përqafim
Të dal prej tij nuk dua.
Në atë përqafim burgosmë
I lumtur të jem gjithmonë!
Më mbërtheje me ata krahë
Që fërgëllonin me mall,
Dhe gjith’ atë natë të gjatë,
Gjithçka harrova, çdo hall;
Gjumi qe ëndërr e pasosur
Ku shtrirë rrinin dy shpirtra të burgosur.
© shqipëroi Maksim Rakipaj