Poezi nga Sahit F. Osmani

 
Poezi nga Sahit F. Osmani
 
 
ZË I BUKUR I SHQIPES, I LARTË
E MADHËSHTOR
 
*Ismail Kadaresë
 
Hije të kanë vitet në lulëzimin e shpirtit
Degëve të kohës nëpër plagët e trungut
Përballë furtunave kapërceve legjendat
Udhëve të atdheut drejt lartësive t’qiellit.
 
Je arkitekti që i kapërceve kufijtë e artit
Këmbana e shpirtit,zëri i mprehtë i lirisë
T’kanë rritur veprat me madhësi hyjnore
Të këtij trolli që rrezaton përmbi kombet.
 
Bir i atdheut, i mbushur me shëmbëllim
Ti,vigjilon lartësive me sytë e shqiponjës
Rrezaton mrekulli ditë e natë pa pushim
Zë i bukur i shqipes,i lartë e madhështor!
 
 
 
KISHTE DALË NGA SHTRATI I VET
 
Ditën që shkoi, më takoi një mik
Në sytë e tij, i fshihej pikëllimi
Më fliste për rrjedhën, si lumenjtë
Kishin dalur nga shtrati i vet.
 
Turbullirat e kishin bërë të veten,
Ishte i mërzitur, i vërehej hutimi.
Gjithçka e quante të gabuar,
Në turbullirë fundosej nga dëshprimi
 
Brigjeve, s’guxonte t’iu afrohej,
Ishte kapur pas turbullirës së vet.
Barrën e fajit, ua hidhte të tjerëve,
Kishte dalur nga shtrati si lumenjtë.
 
Në shtrat tjetër kërkonte rrjedhën,
Nga dëshprimi i bashkohej turbullirës.
Donte të lirohej nga barra e gabuar,
Të bartur në shpirt prej kohësh.
 
Dallgët e turbullirës e përmbytën,
Atje, ku vendin nuk e kishte.
E kërkonte shtratin e mëparshëm,
Por, turbullirat e kishin bërë të veten!
 
 
 
LOJË E FRIKSHME
 
I frikësohem fërfëllazës së frikshme të kohës
Që dredh e i shkreton të mbjellat e të korrurat
Dhe mposht lartësimin e ndjenjës shpirtërore
Ndalon e rrëzon rrezatimin e fytyrës mendore
 
Në vend të lulëzimit shkrin e fashitë dëshirën
E largon nga kufijtë e kohës dhe të hapësirës
E kthen në pengesë veprimi ndërgjen e rreme
Dhe përsosjen morale e bën t’papranueshme
 
Në krye të realitet vendos çmendurinë e egër
Të çarturit e bishave që t’i shqyejnë gjymtyrët
Kufizon lirinë e mendjes njerëzore n’çdo kohë
Kjo lojë e frikshme që fryn e dredh e shkreton
 
Frytin e fitores e hedh si t’ish shpirti i asgjësë!
 
 
 
PËR TY E VEÇANTA…
 
Zemra ime i shtonte të rrahurat
Ndërsa ti flisje me zërin e ëmbël
Fytyra jote me rrezatim të shkëlqyer
Zëvendësonte perëndimin e hënës.
 
Të pata premtuar për dashurinë
Zemërpastër, pa mashtrime e djallëzi
Me shpirt që s’duron brenga e dhimbje
Sepse e dashur kurdoherë ishe ti.
 
Në çdo çast do të isha gati
Premtimin e dhënë ta mbaja
S’do të mbyllesha kurrë ndaj teje
Për ty e veçanta nga t’gjitha të tjerat
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s