Kalendari poetik: Guido Catalano 6 shkurt 1971 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Guido Catalano
 
Kalendari poetik: Guido Catalano 6 shkurt 1971
 
Sot, më 6 shkurt, mbushen 50 vite nga data e lindjes së shkrimtarit dhe poetit italian Guido Catalano. Shkruan edhe për “Corriere della Sera Torino”. Ka jetuar e punuar gjithmonë në Torino, ku pas gjimnazit studioi Letërsi Moderne në Universitet. Para se t’i kushtohej krejtësisht poezisë, ka punuar edhe si bocetist dhe portier në një qendër rezidenciale. Poezitë e tij përshkohen nga një humor mëse i këndshëm:
 
 
NUK JAM XHELOZ
 
…xheloz nuk jam
nuk jam xheloz
por kur atë të shpifurin kujtoj
që ti puth e përqafon
që e do dhe të do
vërtet e do?
je e sigurtë që vërtet e do?
por është i shëmtuar moj
i ke sytë në ballë sa i shëmtuar është?
qamet i shëmtuar
si të bëhet të rrish me një kaq të shëmtuar
(edhe të vogël duhet ta ketë them)
por xheloz nuk jam
dhe ky mjeran
duket dhe si budalla
është kaq budalla sa duket?
por nëse ty të pëlqen
unë jam rehat për vete
unë xhelozi hiç fare
dhe të uroj ty
dhe atij të shpifurit
gjithë lumturinë e botës
tani…të gjithë jo xhanëm
një çikë
paaak fare
dhe shkoni pirdhuni të dy.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s