Kalendari poetik: Grazia Maria Vedovato 5 shkurt 1966 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
 
Grazia Maria Vedovato
 
Kalendari poetik: Grazia Maria Vedovato 5 shkurt 1966
 
Poete, shkrimtare italiane, u lind 55 vite më parë në Romë. Ka shkruar përralla për fëmijë dhe qindra poezi. Sjell këtë poezi prej saj, që më pëlqeu veçanërisht:
 
 
NDJESI
 
Dritë,
që ndër sy shkëlqen,
një buzëqeshje ndez,
dritë zemrës i jep….
Erë,
që buzët e plota përkëdhel,
fytyrën gudulis,
trupin ledhaton…
Shi,
që hyn në shpirt,
futesh në gjak,
dhëmbjen lan…
Dritë, Erë, Shi…
Një vorbull ndjesish jetësore,
ndjesi gëzimi,
që vrullshëm më përfshijnë
kur më shtërngon,
më përqafon,
kur më puth…
kur s’ka gjë të gjallë
rreth nesh
rreth meje,
veç zjarr i pasionit,
i pamasë dhe përvëlues,
si diell që shdrin
që lind, që përfshin,
e shpërthen….brenda meje!
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s