Legjenda e prostitutës Evelyn Roe – Poezi nga BERTOLD BREHT (1898 – 1956) / Përktheu në shqip Sinan Vaka

 
Poezi nga BERTOLD BREHT (1898 – 1956)
 
 
Legjenda e prostitutës Evelyn Roe
 
Në pranverë kur deti ngjan si hutaq
dhe mosha flak paqen pa droje,
nga varka e fundit në bord u shfaq
Vashëza Evelyn Roe.
 
Kishte një rrip të thjeshtë rreth belit,
trupi më i hijshëm mbi tokë
Nuk kishte flori, as zbukurime mantelit,
por vetëm të bukurat flokë.
 
-Zoti kapiten më merr gjithkudo
e më dërgo te Jezui në tokën e lumtur!
-Eja edhe ti me ne zonjë, nëse do,
ne jemi të çmendur dhe ti kaq e bukur .
 
Për mua lutet Ai. Unë jam vetëm hije
Shpirti im është i mbretit tim Jezu.
-Na jep atëhere trupin tënd të paprekur,
sepse zoti yt i dashur, te ky vend, këtu,
nuk mund të të shpërblejë, sepse ka vdekur.
 
Gjatë udhëtimit në diell dhe erë
ata e dashuruan vashëzën Evelyn Roe.
Merrte prej tyre bukë dhe pak verë
me sy të përlotur dhe zemër përdhe.
 
Natën vallëzonin, ditën gjithashtu
edhe timonieri braktiste mëshires timonin.
Evelyn Roe e hajthme, e butë
dhe ata më gur se guri qëndronin.
 
Kaloi pranvera, vjeshta fluturoi
dhe si një hije natën me këpucë në mjerim,
nga kiçi në bord në të errët vëzhgonte
duke pritur një breg për shpëtim.
 
Vallëzonte natën, ditën vallzonte
e bërë dyllë si kufomë e tretur,
-Kur do të arrij, zoti kapiten te porta
e qytetit të zotit,- pyeste e mekur.
 
Kapiteni ishte brenda këmbëve fatale
dhe e puthte hidhnak, s’di se pse:
-I kujt është faji nëse nuk arrihet,
përveçse juaji: Evelyn Roe!
 
Vallëzonin natën , ditën vallzonin,
e shndërruar e zbehtë nga vesi i motshëm.
Nga kapiteni , deri te marinari i fundit
të gjithë me të argëtoheshin kobshëm.
 
Kishte veshur një fustan të lehtë
plot zhubra dhe tek tuk të shqyer.
Mbi ballë i shfaqej mbi lëkurën e zbehtë,
floku i pistë, i shpleksur, i lyer .
 
-Unë nuk do ju takoj mbreti im Jezu,
me këtë trup që është vetëm ndëshkim.
Jo ti nuk mund të afrohesh ku ka ndot
dhe unë jam një mjerane në mjerim.
 
Vraponte natën errësirës nëpër bord
dhe zemra dhe këmbet i dhimbnin, por aty,
e flaku trupin që e ndjente të ndohte
në detin me valë, në natën pa sy.
 
Kjo ndodhte acarit në janar
shkoi thellësisë ujore me përkundje,
deri kur … në mars, apo në prill,
U shfaq toka e çelur me lule.
 
Shkonte pushtetit të valëve të bardha
dhe këto e përkundnin si fantazme bore.
Kështu shkoi me ngut më përpara
se kapitani te toka e shenjtorëve.
 
Dhe kur të përpjetës qiellore u afrua
Pjetri i përplasi portën para syve pa droje :
-Zoti më urdhëroi, në këtë vend aspak s’e dua,
atë putanën Evelyn Roe!
 
Por kur pastaj zbriti në skëterrë,
asaj i qe mbyllur çdo rrugë e lodhshme.
Djalli i sokëlliti : -këtu s’ kam vend asnjëherë
për Evelyn Roe-në e devotshme!
 
Fluturoi atë çast, fantazmë midis pyjesh
duke bredhur përgjithmonë dimër e verë.
E pashë në mbrëmje kalamendur mes yjesh
Evelyn Roene e mjerë.
 
 
 

Përktheu në shqip Sinan Vaka

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s