Poezi nga Miltiadh Davidhi

 
Poezi nga Miltiadh Davidhi
 
 
Deri kur do largohemi
nëpër botë?
 
Grimcat e dritës sonë, të ajrit, ujit,
Dheut e të zërit të kombit tonë,
Grimcat e shpirtit tim, të bukurit e mi,
Bisqet e njoma të gjakut shqiptar,
Po çelin hartës së globit
E luajnë ndër parqe të bukura për ta
E të pikëlluara për mua,
Po flasin në gjuhë të huaja
Duke e harruar gjuhën tonë,
 
Ndaj shpirti gjak më kullon,
E fytyra më zverdhet si ftua
Kur me sy nipërit e mbesat i shikoj.
 
Qajnë e qeshin ndër dhera të huaja,
Hapësirat e pa funda
Gllabëruar kanë zërat e tyre,
E mua më vjen të ulëras
Me forcën e shpirtit:
 
-Hej, ju grimca shpirti, zemra të vogla,
Ju jeni gjaku im,
Që po derdhet si lumë,
Ju jeni nga vëndi im
E unë jam shqiptar,
Jam lushnjar, e ju çdo të jeni nesër,
Nesër çdo të jem unë?
 
Tretur emri im e emrat tuaja
Ndër dhera të huaja,
E drita më bëhet natë e frikshme
Që m’i vesh sytë e së ardhmes,
Ajri virus i pamëshirë,
Dielli më shndërrohet
Në llavë të zjarrtë që djeg pafund
Ëndrrat e mia të lashtë sa bota,
 
E vëndi im, sa vjen
E më shumë gjymtohet, zvogëlohet…,
Mbetën brigjet e mërgimit me sytë
Nga brigjet tona,
E sërish gurët braktisin malet
E dherat braktisin Tokën e Shenjtë,
Ndërsa dhimbja,
Bëhet malë, bëhet Tokë,
 
Bëhet lot i përgjakur në sytë e tyre,
Pa e ditur se ç’farë i pret larg
Vëndit të tyre, këtu,
E zemra e plagosur buçet:
Deri kur kështu?
Deri kur kështu?
 
 
 
SONTE
 
…Nëpër sytë e yjeve,
në lulet e çelura të dritës së tyre
shikoi një tis
të hollë gëzimi:
ne të dy ecim
të përqafuar…
 
Ndaj zemrën e kam
shndrruar në kambanë,
të zgjoi heshtjen e qiellit
që s’flet
dhe puthjen tënde.
 
Sonte prej fjalëve të tua
rrjedh
një verë e ëmbël
sikur kërkon të deh
dhe vdekjen.
 
E unë për të çarë
stuhitë e qiejve,
kam kraharor
e krahë shqiponje
dhe sytë e tu.
 
Sonte gjithë
vrimave të zeza
në tokë e në qiell,
mund t’u dhuroj lule
pa më të voglën
frikë e pendim.
 
Sonte jam me ty
e fluturojmë nëpër yje.
 
 
 
Putana
 
Ajo ishte e lirë në ëndrrën e saj
Si gjithë të tjerët në ëndrrën e vet,
Dhe pse i pa faj u ndjeva me faj
Kur foton ia pashë n’varrin e shkret’…,
 
Por gojët e liga si gojët e liga,
Nga pas e përbuzën edhe e shanë,
I thurën pas shpine njëmijë intriga
E me urrejtje e quajtën putanë.
 
Rrodhën vitet, vitet ikin shpejtë,
Të gjithë shkuan n’botën matanë,
U harrua e bukura me sy të qetë
Dhe gojët e liga që rehat se lanë.
 
Ajo kishte dashur një njeri tjetër
Me zorë një burrë tjetër i dhanë,
Ia coptuan zemrën, ia grisën si letër
Dhe me përbuzje e quajtën putanë.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s