Poezi nga Vasil Çuklla

 
Poezi nga Vasil Çuklla
 
 
Mos
 
Mos e kërko
diellin
rrugëve baltosur.
 
Dhe pse
mijë pjesësh,
të shfaqet në sy!…
 
Pellgjesh
pasqyrohet,
ndoshta, i hirnosur
 
Por është lart
në qiell
dhe ndrin që aty!
 
Mjafton të ngresh kryet,
shpirtin,
e brengosur!
 
 
 
Njeriut, për njeriun
 
Si u tjersuam
kështu,
miku im?
Si nuk na trand më,
asgjë?!…
Njeriu,
është njeri,
sa ti,
ndihesh mirë!”.
S’je mirë?
Ikën,
të lë.
 
Si u tjetërsuam
kështu,
miku im?
Si nuk duam,
t’ia dimë
për njeri?!…
Ç’shpirt mizor
fshehim gjokseve tanë,
ç’zemër nxirrë trokon,
këtu thellë,
në gji?!
 
Do të ikim,
një ditë,
si të gjithë,
do të ikim,
pa marrë me vehte
asgjë.
Veç brengës
drithëruese,
që mundëm,
por që s’deshëm,
të ndihim
kësaj bote,
dikë!
Tani,
je i lirë, miku im,
të qeshësh
dhe unë,
mbaje mend,
s’të flas më!…
 
 
 
Endërrmakth, e ëndërrtarit ëndërr…
 
Nuk di ku fle ëndrra,
nuk di, as kur zgjohet
Nuk di përse trand,
kur ëndërr s’është më!
Ndoshta s’e besuam,
kur gjumit kreshpërohej
Ndoshta, ngaqë s’folëm.
Vërtet, s’patëm zë
Ndoshta, copëz jete të ish…
Të hetohet!
 
Endrrën edhe zhgjëndrrën,
i ndan një fije floku
Çka s’bëmë, – thonë, në zhgjëndërr,
ëndërrës e shohim
E mbajmë mend, s’e mbajmë…
këtë e njeh “loku”
Shikon veten ëndrrës…
e ndjen, kur s’të njohin
Dhe shton apo gris…
një faqez nga blloku.
 
Nuk di ku fle ëndrra,
nuk di, as kur zgjohet
Më duket se ëndrrën
jetojmë dhe në zhgjëndërr
Kur ëndrra fanitet,
në makthe shndërohet
Me jetën ngjasoka
vetë ëndrra, në ëndërr
Eshtë makth, apo ëndërr?!
Ja vlen, të hetohet!
 
 
 
Degëpema
 
E shikon, këtë degëpemë
zhveshur e mbetur cullak?!
Brenda saj, ç’pranvera flenë
Nën damarë, sikur, pa gjak
Në mes netësh dimërore!
 
Si të zgjohet, do harbohet
Mbi të, zogjë do cicërijnë…
Syth’ dhe gjeth’ do marrohet
Diellit do t’i mbyllë synë
Në mes ditësh, pranverore!
 
Vështroje këtë degëpemë
Ngjan me jetën gjunjëzuar!
Dimrash e agjesh të rremë
Gjaku fle, gjaku, s’rri zgjuar
Gjatë gjithë jetës, marrërore!
 
Si të zgjohet, do harbohet
Dridhjuni zgjimit të tijë!
Ja pranverë tek po afrohet
Gjaku juaj do të ngrrijë
Si piskamë netësh hënore!
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s