Poezi nga Altin Meçja
Të gjithë do të shkojmë…
Një ditë te gjithë do shkojmë
edhe idiotët…
Në ndryshim nga ne,
me kilet e lesh sqetullave në mëndje.
Mediokrët do qeshin,
në lirinë e lëmit të mbetur,
pemët nuk kanë më gjethe,
as sot, as nesër.
Atë pasdite do të bjerë shi,
të shpëlajë mëndjet e duarve të përlyera.
Në verë lumi i fshatit tim nuk do jetë si më parë,
kur fëmijët laheshin në pellgje të servirura.
Nostalgjia ime më kishte mbytur,
në trikon e leshit të bërë nga gjyshja,
Ishte vonë, rashë të fle,
të harroja dhimbjet e ditës.
Mediokrit përsëri do qeshin
nuk e kuptuan, as dje dhe as sot
veç u turrën në varrimin e tij.
donin të ishin si ai;
Idealist, por nuk mundën.