Poezi nga Zamira Agalliu

 
Poezi nga Zamira Agalliu
 
 
Atena
(Mbështetur në Mitologjinë Greke)
 
Zeusi fitoi qiellin
Poseidoni fitoi detin
Unë fitova Tokën
Prandaj kërkoj rolin e kreut suprem në luftën kundër titanëve dhe këtë e kërkoj në emër të fëmijëve tanë…
Nëse Poseidoni më del kundër, kërkon tē më përmbyt, atëherë unë i thaj lumenjtë…
Mos harroni:
Jam Atena; Gruaja e rrezikshme që ju solla dhuratë ullirin, drurin i cili nxiti banoret e qytetit të hidheshin në mbrojtje të perëndeshës…
Dhe këtë e bej në emër të dashurisë për bijtë e ri të tokës sime ardhëmëri…
 
 
Lotët e një burri
 
Lotët e një burri janë të kristaltë
ata rrokullisen njësoj si ortekë
bien nga lartesitë e dhimbjes ngadale
e nuk duan të bien kot, ashtu, gjetk …
 
Ata zgjedhin të bien në një zemër
që di t’i mbledh në duar e t’i çmoj
ata zgjedhin një prehër e një emër
që di t’i mbaj të ngrohtë e t’i mbroj
 
Lotët e një burri nuk janë si të një gruaje
që qan me ngashërim pse pa një thinjë të re
lotet e një burri vijnë nga thellësitë
kanë të tjera burime që gurgullojnë atje.
 
Lotët e një burri nuk janë aspak dobësi
ata janë të fuqishëm e të nxehtë
Lotët e një burri janë si një llavë me ndjesi
Janë mishërim e madhështi e vërtetë..
 
 
 
Fustani im
 
Pak muzikë dhe kohën do ta fal
Sonte cigane do bëhem, të kërcej
Pranë firzamonikës këmbët do t’i ndal
Fustani im të pathënat t’i rrefej.
 
Ti kitarën merr në duart e tua
Unë ritmin ruaj, sandalet hedh tej
Fjalë dashurie cigane nis më thua
Fustani im të pathënat t’i rrëfej.
 
Një zjarr Ti ndeze në mbrëmje von’
Dhe Unë rreth tij sonte po defrej
Muzika që flakët e shpirtit shton
Fustani im të pathënat t’i rrefej.
 
Kjo serenatë që i shuan mëritë
Unë me dorën Time të rrëmbej
Aty i ndezëm zjarret me muzikë
Fustani im të pathënat t’i rrëfej.
 
 
 
Unë do të të pres
 
Unë do të të pres në portën e ëndrrës
Edhe nëse ti nuk vjen, unë do tē të pres
Do të shkund gjithë fjalët e zemrës
Por, nuk do të vdes!
 
Mbështetur aty tek trungu i tharë
Do të më gjesh ndonjë ditë patjetër
Ose, pyet po deshe ndonjë kalimtar
Që gjethe e trung i kthyen në letër!
 
Çdo ditë do të dal buzëdetit Adriatik
Të ngre siparin, e t’përshëndes me dorē
T’tund shaminë e bardhë, kur nga ty kam ik’
Ç’të bëjë cop’ e shpirtit, kur gjysma quhet Vlorë?!
 
a@z

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s