TY URGJENCAT TË NGRININ PËRHERË (Mjekut poet Rustem Kekos) / Poezi nga Lumo Kolleshi

 
Rustem Keko
 
TY URGJENCAT TË NGRININ PËRHERË
Mjekut poet Rustem Kekos
 
E kishim lënë kaq e kaq herë,
Të uleshim diku e ta kthenin një gotë,
Ti të harroje çdo sëmundje
Dhe unë të harroja çdo didaktikë në botë.
 
E kishim lënë të flisnim veç për poezinë
E vargjet t’i shoqëronim me raki apo verë…
Për dreq,kjo kohë na solli pandeminë,
Ty të thërrisnin urgjencat pëherë.
 
Nuk u përtove kurrë,dhe pse vitet
Vjeshta e moshës me marrëzi i shkund.
Stetoskopi yt dhe sot kërkon labirinthet,
Buzëqeshja të bëhet mimozë për shkurt.
 
Më ike pa mbajtur premtimin,
Vargjet e fundit s’arritëm t’i lexonim…
Me një limë të ashpër mpreh sot trishtimin,
Ca ëngjëj tok me shirat mbi qytet sot zbarkonin.
 
 

Autor: Lumo Kolleshi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s