Antonia Pozzi
Kalendari poetik: Antonia Pozzi (1912-1938)
Si sot, më 13 shkurt 1912 u lind poetja italiane Antonia Pozzi, bija e një avokati të njohur milanez. Kur ishte në liceun klasik Manzoni, u dashurua pas profesorit të saj Antonio Maria Cervi, dashuri që u ndërpre më 1933 pas ndërhyrjes së prindëve të saj. Mbaroi studimet për filologji në Universitetin Shtetëror të Milanos dhe u laurua me një tezë mbi shkrimtarin frëng Gustave Flaubert. Kishte interesa të gjëra intelektuale, jo vetëm në letërsi, por edhe në histori, gjeografi, çiklizëm, alpinizëm…por bëri marrëzinë që vrau veten në moshën 26-27 vjeçare. E dua poezinë e saj dhe e pata vështirë përzgjedhjen, sepse kam shumë shqipërime të poezive të Antonias:
ASNJË LULE S’KA ÇELUR…
Rreshta të zij plepash,
rreshta të zij resh
në qiellin e kuq
dhe kjo fije e parë bari
çliruar prej borës
së bardhë
pranverën të sjell ndërmend
e të hapësh sytë qark
mos ka kthyer
e çelin aguliçet.
Por akulli kaltëron nëpër shtigjet,
nën mjegull flenë hendeqet
një zbehje e lehtë
ngjyrat e qiellit prish.
Zbret nata,
asnjë lule s’ka çelur,
është dimër, shpirt,
është dimër.
© shqipëroi Maksim Rakipaj