Poezi nga Eva Kacanja
Kur bie nata…
Kur hëna duket
sikur qesh,
Kur loti fshihet
Në errësirë,
Mbyllen sytë e mi
Si dy kupa qiejsh,
E brenda tyre
Ndizen dy qirinj…
Dy qirinj digjen,
plot dëshirë…
Luten për Ty!
Luten për mirë!
E. Kacanja
5.2.2021