Poezi nga Fatbardha Sulaj
Refleks rrugësh
Zgjatime refleksesh
si zgjatim gjymtyrësh
herë të purpurta
dhe herë shumëngjyrësh.
Shkëlqime që lagen
me sy të trishtuar
në rrugët e zbrazta
të qytetit harruar.
Shikime që asfaltin
e matin me sy,
diku një me maskë,
me maskë diku dy….
Dhe zhurmon veç shiu
këtë shkurt për dreq
jashtë ndihet era,
rrjetit veç poetë…
Zgjatime refleksesh,
si zgjatim tek ty,
diku bëj nje hap
diku kthehem dy….