Poezi nga Lumo Kolleshi
Ndalu pak
Në mullirin tim të varfër fjalën tënde rri e bluaj.
Si i mblodhe gërmat bashkë,nuk u preke a s’më thuaj?
Ti të gjitha m’i ke falur e dhuruar brishtësisht,
Nën qerpikët lozonjarë zjarr me ndeze diellërisht.
Më ke marrë e më ke futur ku s’hyn dot as errësira,
Trupi yt më është lutur me shkëlqime plot inxhira.
Ndalu pak te buzë e shkëmbit,të ka zemra veç një fjalë,
Ta rrëmbej inatërinë e ta flak poshtë përmbi valë.