MOS MË SHIKO NGA DUART / Poezi nga Myrteza Mara

 
Poezi nga Myrteza Mara
 
 
MOS MË SHIKO NGA DUART
 
Mos më shiko nga duart,
nuk të kam sjell lule si dikur
në këtë Shën Valentin të ftohtë,
dhe retë po na gjuajnë me gurë!
 
Jam menduar gjatë këto ditë,
për një dhuratë vërtet të çmuar.
Pashë më parë të gjitha poezitë,
ato që zjarri yt m’i ka shkruar.
 
Dhe përsëri nuk gjeta dot,
më duken të varfra, më duken pak
këtë stinë po derdhet shumë lot
po treten yje në detin me flakë.
 
Mos më shiko nga duart këtë herë,
e mira ime, e vetmja ëndërr
pas këtij dimri do të ketë pranverë,
lulet për ty i kam mbjellë në zemrën.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s