Poezi nga Zhaneta Barxhaj

 
Poezi nga Zhaneta Barxhaj
 
 
***
 
Në kazinon e zotit luajta të kuqen.
Humba…
Ai,
kishte shenjuar të zezën.
 
 
***
 
E di çfarë,
me hënën i fërkova sytë e mi
e lava lotësh fytyrën tënde,
që luante në ninëza
e më errte natën…
E shtydha si sfungjer trupi hënëzën
dhe e vara të teret në tela yjesh.
Tani po e pres të thahet,
ulur mbi ëndrrën, ku nuk je më ti.
Tash errësira po qetohet ngadalë
dhe hëna po thahet,
duke më dhuruar një natë me drita.
Shihe qiellin, a po ndriçon edhe tek ti?!
 
 
***
 
Dua të përkëdhelem sot me ty,
të kruspullohem si ujë vjeshte zgavrave të tua,
me frymë gjethesh të luaj me flokët kaçurrela,
përdredhur në të miat gishta.
Ngadalë të prek cepin e syrit me buzët zhuritura.
Mjegull të bëhem e të të pushtoj shpirtin,
lexuar në pentagrame dhimbjesh…
Ah, po, dua të mbaj në duar fytyrën tënde,
e ashtu të më përqafësh si fllad vere.
Të ndjej nxehtësinë tënde në mua,
e të çel sythe dëshire e ndjenje.
Më përkëdhelesh sot…si njeri, si shpirt, si mall…
A erdhe!?
 
 
***
 
Nuk do e gjesh kollën time, kujtimeve të tua,
as kur mbytem nga e qeshura gurgulluese,
as kur mbytem e bukosur nga cigarja.
Nuk do e dish, si bëj dashuri me dashurinë,
sesi çelin në mua përkëdhelirat e ojnat e shpirtit.
Nuk do i gjesh as trëndafilat,
shpërthyer nga poret e mia, pas dehjes në qiej ëndrrash.
Jo, nuk do i kesh as flokët e mi,
shpupurisur kraharorit të natës së harbuar,
në pritje të agut…
Ndoshta… do të të vij vetëm buzëqeshja e parë,
që zoti e hodhi si tis bukurie mbi fytyrën time,
por nuk do të jetë qeshja, hareja e shpirtit pas syve.
E di, do mundohesh të më kujtosh një ditë.
E ç’të duhet një kujtim gjysmak, mbyllur qepallave që s’më nxënë?!
Por, a do mundesh vallë të më harrosh si të panjohur?!
Ti, që nuk e njeh sesi tingullon kolla ime,
dashuria ime, epshi im!
 
 
***
 
Diku aty jashtë je ti,
duke mbyllur drynin
kangjellave mbi urë.
A mundet vallë kyçi
ta ruaj një dashuri?!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s