Kalendari poetik: John Keats (1795-1821) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
John Keats
 
Kalendari poetik: John Keats (1795-1821)
 
Kalendari sot më 23 shkurt, shënon 200 vjetorin e vdekjes për John Keats, njërit prej përfaqësuesve të shquar të romantizmit britanik. Dashuria për letërsinë i lindi qysh në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare, kur filloi të lexonte Shekspirin dhe poezitë e Edmund Spenser-it. Filloi të shkruante dhe vetë, pa rreshtur, deri sa e mori tuberkulozi pa mbushur ende njëzet e gjashtë. Vdiq më 23 shkurt 1821 në banesën e tij në sheshin Spanja në Romë; sipas vullnetit të tij të fundit mbi rrasën e varrit nuk u gdhendën as emri i tij, as data e lindjes apo e vdekjes, por vetëm një epitaf i shkurtër që mbyllet me fjalët: “Këtu prehet ai, emri i të cilit u shkrua mbi ujë.” Ja përzgjedhja ime sot:
 
 
PSE QESHA SONTE?
 
Kush më thotë, pse sonte u gajasa?
As Zot, as Dreqi me të birin s’ndihen,
Asnjë zë s’vjen nga Ferri dhe Parajsa
Kështu që iu drejtova zemrës sime:
 
Zemër! Ishim vetëm dhe të trishtuar;
Pse qesha? O dhëmbje, që kërkon mort!
O natë! Që m’duhet duke rënkuar,
Të pyes Qiell, Ferr e Zemër më kot.
 
Sa e kam të shkruar do të jetoj,
Etja për jetën më jep lumturi;
Por në qëlloftë, sonte të mbaroj
Dhe gjithë bota të bjerë në zi;
 
Vlejnë poezi, hir, famë, patjetër;
Por m’e fuqishme vdekja, çmim i jetës.
 
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

One thought on “Kalendari poetik: John Keats (1795-1821) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s