UNË JAM… / Poezi nga Anila Kananasi Karapidou

 
Poezi nga Anila Kananasi Karapidou
 
 
UNË JAM…
 
Ti…, që dridhesh sa herë dëgjon zërin tim të fuqishëm.
E ajrin mundohesh të më masësh me kubikë.
 
Ti…, që shpresën e fëmijëve degëve të pyllit ke varur.
Si lëmoshën për lypësin që pret në këndin buzë rrugës çdo ditë.
 
E ç’ je ti në këtë jetë?!
Një copë e thepisur shkëmbi që shkëputet nga mali e bie në humnerë.
Fytyra jote me pamjen e çakallit, ngjyrën kafe të plagës së vjetër po merr.
 
Dhe ti çakërdisur, mundohesh të mbash nën pranga të ndryshkura pushtetin tënd…
I trembesh zërit tim të fuqishëm dhe grushtit të ngritur që po të godet nëpër dhëmbë.
 
Hej… Filizat duhet të çelin dhe rriten në këtë vend.
Në vendin e të parëve tanë, që ti ke harruar e më nuk i përmënd.
 
Fronit tënd që në ar ke derdhur e shtrëngon fort.
Uji po i kalon nën rrogoz e po kalbet si rrënjët nën tokë.
 
Hej… Unë jam ai grushti i fuqishëm që të godet…
Jam zëri që jehon e do të mbetet shekujve në këtë vend.
Unë… Jam … Populli dhe rrënjët nuk mi shkul dot nga ky vend.
 
Anila Kananasi Karapidou
Selanik
15/2/2021
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s