Michel Houellebecq
Kalendari poetik: Michel Houellebecq 26 shkurt 1956
Sot është 65 vjetori i lindjes së Michel Houellebecq, shkrimtar, eseist, poet, regjisor dhe skenarist francez. Kritika e vlerëson si njërin nga shkrimtarët më të shquar francezë. Është dhe fitues i çmimit më të lartë që jepet në Francë, Goncourt. Ja një poezi prej tij:
DHE MENDOJ PËR TY
Kam patur gjithnjë përshtypjen
sikur qemë komshij, si dy fruta
prej së njëjtës degë çelur.
Ka nisur dita ndërsa të shkruaj ty,
bubullima hungërrin ëmbëlsisht,
siç duket do të kemi një ditë me shi.
Të përfytyroj ndërsa shtriqesh
në shtratin tënd.
Ankthin që ndjen
dhe vetë njësoj e ndjej.
Nata po na lë
drita përkufizon
njerëzit përsëri.
Njerëzit e veckël.
Shtrirë mbi qilim, i këputur,
dritën që hyn rri dhe kqyr.
Shoh ca fije flokësh mbi qilim,
këta flokë nuk janë të tutë.
Një insekt kapërcen nëpër fijet.
Koka më bie,
e ngre me zor, kam dëshirë
t’i mbyll sytë vërtet.
Kam tri ditë që s’fle, prej tre muajsh
nuk punoj, mendoj vetëm për ty.
© shqipëroi Maksim Rakipaj