Poezi nga Sahit F. Osmani

 
Poezi nga Sahit F. Osmani
 
 
NUK KA DITË DASHURIE
 
Nuk ka ditë dashurie ,të kremte s’ka
Është e pamundur ditën t’ia veçosh
Ajo, me zjarr zemre është ngjizur
Shpirti i saj qëndron në tërë botën
Me bukurinë e mrekullisë bashkon
Nuk shkurton, por zgjat e jep jetë
Ndriçon edhe përtej territ e ferrit
Në zemër ndjeshëm troket
S’ka fillim, as mbarim s’ka
Është forcë misterioze që tërheq
E gjithëpushtetshme në jetë!
 
 
TË KISHIM FAT TË PËRBASHKËT
 
Të kishim fat të përbashkët e ta largonim
Trishtimin e madh me mrekullinë e dashurisë
T’i ngjiznim virtytet me sakrificën njerëzore
Për të ecur bashkë drejt një të ardhmeje
 
Në palcën e lirisë të lulëzojë zemra
Të trokasë me tingujt e paqes dhe mirësisë
Me ngjyrat dhe aromat e shpirtit njerëzor
Shumëvuajtja të kthehet në rrezatim diellor
 
Të përthyhen në mijëra grimca, nxitësit
E përçarjeve dhe urrejtjeve midis njerëzve
Të ngriten lart në panteonin e heroizmit, ata
Që luftojnë të keqen,dhe asgjësojnë të liqtë!
 
 
GJITHÇKA FAL
 
Gjithçka fal, t’i laj fajet e mia mëkatnore
të mirësisë së shpirtit që përkrahu të liqtë
shpirtzinjtë që pengonin lirinë njerëzore
dhe e kërcënonin me mbytje ditë për ditë
 
Gjithçka fillonte me mashtrime e tradhëti
në zjarrin e gjuhës hidhnin lule të freskëta
që ta shuanin flakën e ndezur me dashuri
fajësisë së mirësisë që t’i shkurtohet jeta
 
Lakmia lëndon e humb kuptimin e lirisë
fsheh ligësinë të pështirë deri në vdekje
e shpenguar si kurrë më parë për rrënim
që ta kthenin mbrapsht tërë qenien time!
 
 
ATY KU NGJIZET E MIRJA
SOSET E KEQJA
 
Në zemër shfaqet dashuria pamoshë
I troket zëshëm mirësisë njerëzore
Që drita e saj mos të fiket asnjëherë
T’i ngjitë rrezet shpirtin për ta ngrohur
 
Fytyra ia ruan bardhësinë e gëzimit
Gërshetë vajze përkëdhelur nga ylberi
Folea e saj e bën njeriun më të bukur
Nê vetmi qëndron si dritare e hapur
 
Njerëzit i lidh me gjakun e dashurisë
Zhvendos kohërat i qumështon qarjet
Duart e të verbrit i bèn kyç të ndritshëm
Që ta shohin terrin se si rrokulliset…
 
Që ta shohin shkëlqimin e yjeve në qiell
Lumturinë e dashurisë në ditën me diell
Aty ku jeta çelet dhe në mes të ngricave
Aty ku ngjizet e mirja dhe soset e keqja

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s