Kalendari poetik: Adam Zagajewski 21 qershor 1945 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Adam Zagajewski
 
Kalendari poetik: Adam Zagajewski 21 qershor 1945
 
Poet, shkrimtar dhe eseist i njohur polak. U lind në Leopoli, si sot, 76 vite më parë. Në qershor 1946 Leopoli u pushtua nga ushtarët e Stalinit dhe u bë tokë sovjetike me emrin Lvov. Popullsia polake u përzu nga qyteti dhe u zëvendsua me rusë dhe ukrainas. Me shpërbërjen e perandorisë së ish BRSS, Leopoli mbeti në Ukrainë, me emrin Lviv. Zagajewski pas vitit 1981 jetoi në Paris dhe Çikago. Pas vitit 2001 u kthye në vendin e tij, pasi pati qënë profesor në universitetin e Çikagos, filloi si profesor në atë të Krakovit. Është nderuar me shumë çmime ndërkombtare. Ja përzgjedhja ime për sot:
 
 
HUMBJA
 
Pas humbjes, dimë vërtet më mirë si të jetojmë,
miqësitë më të thella bëhen,
dashuria më vëmendshëm ngre kryet.
Madjé edhe sendet më të pastra bëhen.
Zogjtë vallzojnë në ajër,
në humnerë si në shtëpi të tyre ndjehen.
Dridhen gjethet e plepave,
por era s’ndihet fare.
Trajtat ogurzeza të armiqve spikatin
në sfondin e kthjellët të shpresës. Rritet
guximi. Ata, themi kur për ta flasim, ne, për ne,
për ty, për mua. Çaji i hidhur ka shije
profecish biblike. Vetëm
fitorja mos na kapë në befasi.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s