Kalendari poetik: Luciano Folgore (1888-1966) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Luciano Folgore
 
Kalendari poetik: Luciano Folgore (1888-1966)
 
Luciano Folgore, lindur në Romë më 18 qershor 1888, është pseudonimi i poetit italian Omero Vecchi. Përmbledhjen e parë poetike, “Fiammeggiando l’aurora” (Kur përflaket agimi), e botoi në vitin 1910. Ja një poezi prej poetit futurist italian:
 
 
LAKURIQËSI
 
Ti, krejt e xhveshur nën një dritë të kuqe
dhe fildish, argjënd, sedef
gjithë shkëlqim
prej trupit tënd ëmbëlsisht shndrijnë.
 
Një rrënqethje në atë lakuriqësi të mëndafshtë,
një pëshpërimë vjen prej dritares gjysëm të mbyllur,
natën nga akaciet e çelura
një kundërmim i lehtë hyn
dhe me të një flutur e madhe që s’do t’ia dijë
se pranë teje
nuk digjen flatrat
por shpirti.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s