Kalendari poetik: Silvano Conti 1951 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Silvano Conti
 
Kalendari poetik: Silvano Conti 1951
 
U lind më 12 korrik 1951 S. Conti, personalitet poliedrik; studioi për gjeometër, boton poezi, prozë, ese edhe në dialekte të ndryshme, merret me muzikën xhaz, ka marrë pjesë në disa maratona në Nju Jork. Në 70 vjetorin e lindjes së tij sjell këtë poezi:
 
 
SARAJEVO…ONE SECOND BEFORE
 
Hija, që nga hapësira të ankthshme,
e heshtur, shpirtin ma ngërthen e ma mbush
me këtë dritë të vagët mbrëmësore,
mund ngjyrat që lëngshtohen
në vezullime të fshehta prej klithmës
së thekshme të fajkoit shtegtar.
Krejt pastër më çfaqet çka rrethon
malet, vizatuar në të zezë, në vazhdën
e qiellit, si akuarel, e gati ngjason
me një teh të mprehtë shprese,
që në ajër pluskon këtë buzëmbrëmje.
Një sekondë para se të nxihet,
toka përskuqet prej turpit të saj
nga ushtima e topit të Sarajevës.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s