NË LAMTUMIRËN PËR DR. NAMIK SHEHU… / Nga: Iliriana Sulkuqi

 
NË LAMTUMIRËN PËR DR. NAMIK SHEHU…
 
Nuk ka rëndësi se ku do të prehen kockat…, por SI E JETOVE JETËN, EDHE ATJE KU TË ÇOI FATI…
Në homazhin për Dr. NAMIK SHEHU, SEKRETAR SHKENCOR I AKADEMISË SHQIPTARE AMERIKANE TË SHKENCAVE DHE ARTEVE. NJERIU I VIRTYTEVE, BASHKËSHORTI, BABAI, GJYSHI, KOLEGU DHE MIKU SHEMBULLOR NË URTËSINË E MENÇUR TË TIJË.
NJË JETË NË SHËRBIM TË FAMIJES DHE KOMBIT!
I PËRJETSHËM KUJTIMI DHE VEPRA QË NA LA!
 
PS: Pak Nga Jeteshkrimi i DR.NAMIK SHEHU
 
Dr.Namik M. Shehu , u lind në Berat më 28 maj, 1934. Në vitin 1957 mbaroi me rezultate ” Shkelqyer ” Institutin e Larte Mjekësor në Tiranë. Në vitin 1970 u specializua në kardiologji në Spitalin Nr. 1 në Tiranë. Në 1980 mori gradën shkencore Kandidat i Shkencave Mjekësore. Katër vjet më vonë morri gradën Bashkëpunëtor i Vjetër Shkencor, kurse dhjetë vjet më vonë edhe titullin Doktor i Shkencave Mjekësore.
Banues, familiarisht, në New York, prej shumë vitesh.
Është nënshtetas amerikan, sekretar shkencor i Akademisë Shqiptaro – Amerikane të shkencave dhe të Arteve , veprimtar i shquar i komunitetit shqiptaro amerikan në Nju Jork e më gjerë . Ka marrë pjesë aktivisht , në veprimtari organizative dhe shkencore të Akademisë dhe ka zhvilluar një aktivitet të dendur organizativë , të shoqëruar me mbajtje referatesh . Mban gradë e titull shkencor, Kandidat dhe Doktor i Shkencave Mjekësore dhe Bashkëpuntor i Vjetër Shkencor.
Ka botuar një seri librash mjekësore dhe publicistike letraro- shkencore , monografi , përshtatje dhe përkthime librash mjekësore dhe ka shkruar e publikuar mbi 60 artikuj shkencor dhe mjaft shkrime shkencore popullore.
Ka mbajtur referate në 20 sesione shkencorse, 7 simpoziume dhe 3 konfrenca shkencore, si dhe referate në kongrese ndërkombëare si në Itali , Belgjikë dhe në Sh.B. A. Ka një publicistikë të gjerë në shtypin periodik, në revista në radio dhe televizionin shqiptar. Në vazhdim Dr. Namiku po i paraqitet publikut me punimin e tij të ri “ Aforizma dhe shprehje të mençura.
Në vitin 1999 zgjidhet sekretar shkencor i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve dhe drejtues . revistës së Akademisë “ Dituria” në New York . Ka publkuiar mbi 13 libra mjekësore shkencore, ka botuar mbi 75 punime dhe studime mjekësore, si dhe ka shkruar dhe shpërndar broshura me tematikŏ shkencore.
Doktor Namik Shehu është dekoruar disa herë nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me
“Urdhërin në Shërbim të Mirë të Popullit”, ndërsa nga Instituti Amerikan i Bi-
ografive me titullin: “American Medal of Honour”.
ThE ALBANIAN AMERICAN ACADEMY OF SCIENCES ( AAAS)
Proph. Doc. SKËNDER KODRA ( PhD)
Doktor Namik Shehu është dekoruar disa herë nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me
“Urdhërin në Shërbim të Mirë të Popullit”, ndërsa nga Instituti Amerikan i Bi-
ografive me titullin: “American Medal of Honour”.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s