Kalendari poetik: Evgenij Evtushenko (1932-2017) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Evgenij Evtushenko
 
Kalendari poetik: Evgenij Evtushenko (1932-2017)
 
“Unë e them haptaz, nuk i dua
poetët e butë, të padëmshëm,
të aftë vetëm për të kuitur
dhe s’ua mban të hungërrijnë.”
 
18 korriku është data e lindjes së poetit dhe shkrimtarit rus Evgenij Evtushenko. Njëri nga të mëdhejtë e poezisë ruse dhe botërore. Është përkthyer në 72 gjuhë. Janë të njohura qëndrimet e tij në mbrojtje të disidentit Pasternak etj., qëndrimet e guximshme qytetare per të gjitha problemet shoqërore. Kur ushtria e ish-Bashkimit Sovjetik sulmoi dhe pushtoi Çekoslovakinë në gusht ’68, i shkroi një letër proteste Brezhnjevit, Kosiginit dhe shkroi poezinë e njohur “Tanket shkojnë drejt Pragës”. Pas viteve ’80 qe poeti më i njohur i ish-BRSS në botë. Por nuk qe aspak poet oborri, si u bënë ish shokët e tij shqiptarë të viteve universitare në Institutin Gorkij. Qe njeri së pari, pastaj poet. Sot kam zgjedhur këtë përkthim timin në nderim të Tij:
 
 
MË THONË…(Мне говорят)
 
Je burrë trim, më thonë ndonjëherë.
Nuk është e vërtetë. Trim s’kam qënë.
Vetëm se ja, aq poshtë nuk kam rënë,
Të dridhesha nga frika si të tjerët.
Posti i tjetrit, s’qe lakmia ime.
Rrenat, mburrjet, i talla sa kam dashur.
Veç poezi shkrova, jo denoncime.
Dhe çka mendoja, e kam thënë hapur.
Po, kam mbrojtur të rinjtë e talentuar,
Por këtë, e ndjeja si detyrim.
Veç shkrimtarët pa vlerë kam sulmuar,
Ja, për kaq gjë, thonë se qenkam trim.
Sa turp do t’u vijë, të mos harrojmë,
Atyre pas nesh, që me neveri,
Kanë për të folur për kohën tonë,
Kur pak ndershmëri, quhej trimëri!
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s