Kalendari poetik: Wole Soyinka 13 korrik 1934 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Wole Soyinka
 
Kalendari poetik: Wole Soyinka 13 korrik 1934
 
Poet, shkrimtar, eseist dhe dramaturg nigerian, emri i vërtetë i cilit është Akinwande Oluwole Soyinka, u lind 87 vite më parë. Studioi në universitetin e Ibadanit (Nigeri) dhe në atë të Leeds (Angli). Pasi punoi dy vite si dramaturg pranë Royal Court Theatre në Londër, u kthye në Nigeri. Veç kësaj ka qënë pedagog në disa universitete nëpër botë si në Yale, Cornell, Harvard, Sheffield e Cambridge. Ja një poezi e nobelistit nigerian:
 
 
MËRGIMET
 
Do të ketë diell? Apo shi? Apo borë,
e squllët si buzëqeshja e shtirur e doganierit?
Ku do të më vjellë tuneli i fundit amfib?
Emrin s’ma di njeri.
Kaq shumë presin të parin vend
ku të futin kokën, a ndonjë shtëpi. Do të ketë?
E nesërmja shkon e vjen, ditët si mbeturina plazhi.
Ndoshta do të vishem me leshterikë
të qepur nga stilistë të rremë, me emra që s’u duken:
prodhuar në të zezë.
Çikërrima shumëngjyrëshe për dhurata, ngjajnë të largëta
por afërsi na kujtojnë, punime dore mërgimtarësh,
rolex-e të rreme, një mbi një, mbi tezga.
Tapete që të joshin, por nuk shikoj
mbishkrimin: MIRË SE ERDHËT.
Varse, gjerdanë prej guackash, shkëmbij prej allçije.
Nga të gjitha ka, asgjë s’mungon.
Brigje rëre mdjekin hapat e mi.
Brigje rëre
nga shkretëtirat, nga qefinët e gdhendur në fund të detit,
sepse disa atje shkuan, para se të merrnin
një përgjigje – Do të ketë diell? Apo shi?
Arritëm në bregun e ëndrrave.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s