Kalendari poetik: Tess Gallagher 21 korrik 1943 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Tess Gallagher
 
Kalendari poetik: Tess Gallagher 21 korrik 1943
 
Sot mbush 78 Tess Gallagher, poete dhe shkrimtare amerikane. Studioi për letërsi në universitetin e Uashingtonit. Në vitin 1979, me rastin e një konference shkrimtarësh në Teksas, u njoh me poetin, shkrimtarin Raymond Carver (1938-1988) dhe qysh atëhere krijimtaria dhe jeta e saj nuk u nda nga ajo e Raymondit.
Ja një poezi e saj:
 
 
BULETIN METEOROLOGJIK
 
Poetët rumunë
në kohën e Çausheskut, rrëfente
Liliana, e maskonin
 
kundërshtinë e tyre ndaj tiranit
në këtë mënyrë: meqë
mungonte gazi dhe kishin ftohtë, ashtu
si të gjithë, nuk duhej të bënin tjetër veç të shkruanin
 
“sa ftohtë bën…shumë ftohtë” dhe lexuesit
kuptonin saktësisht përse qe fjala.
Askush nuk përfundoi në burg
për gjëra të tilla.
 
Liliana, në mes të natës
shkruante poezi
me duart në dorashka.
 
Mua më duket se dorashkat e mia i heq.
Këtu mbërdhin.
Acari zemrën ma ndrydh.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s