Ja që mua nuk më shkon trishtimi… / Poezi nga Adriatike Xh. Lami

 
Poezi nga Adriatike Xh. Lami
 
 
Ja që mua nuk më shkon trishtimi…
 
Nisem të vrenjtem keqas me ty,
                                           ndonëse pa ty!
Herë me veten, herë me botën,
                                         Herë me qiellin.
Rrallë këndoj bukur më zë të plotë,
Ndez zjarrre të qarta mirësie.
Shpesh guxoj aq ashpër realitetit,
Thyej gjithmonë elegancën e dashurisë së parë.
Ahahahaha.
Nuk e njoh forcën e vetes, kur trishtimin dua të largoj;
tunduese si gruaja,
hapësirë e padepërtueshme,
Se unë nuk e dua rrobën që vesh e zhvesh trishtimi.
Ndonjëherë dua të shkruaj gjëra të zeza,
Por ato më largohen si me magji.
Dhe veten e gjej duke rrëfyer dashuri të bardha.
Sa frikë bulëron nga vdekja atëherë;
Shëmtohem nga trishtimi për të!
Por jeta s’ më le. Shfaqet shpejt,
Me dëshirën për t’ia nisur sërish,
Zemrës i jap komandë,
Empati të çuditshme mbërrijnë nga thellësitë;
Hej dua të jem e trishtë,
Vetëm sa të shoh sa nuk më shkon kaplimi
nga trishtimi.
Të mos më zërë magjia e botës së të këqinjve…
Por drita e syrit më vetëtin,
Zemra kthehet në oqean,
shpirti – cunam,
mendja- pyll dashurie.
Kështu bindem përditë se nuk më shkon trishtimi.
Vë dorën mbi të si mbi një shkarpë; e largoj.
Botën time e krijoj në formë flluskash të vogla shkume,
Të tejdukshme,
Që askush të mos m’i plasë.
Nuk jam e trishtë,
Pasi jam e çmendur
Prej dashurisë,
Kujtimeve dhe ëndrrës.
Një njeriu që ëndërron nuk i shkon trishtimi!
As atij që di të dashurojë.
As shprtit të femrës.
As lirisë.
Ja që nuk i shkon as fytyrës sime.
Ndaj sonte,
Pij me gllënjka lirinë që më fal qielli i trishtimit tim.
 
adriatikelami@

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s