Kalendari poetik: Elizabeth Eleanor Siddal (1829-1862) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Elizabeth Eleanor Siddal
 
Kalendari poetik: Elizabeth Eleanor Siddal (1829-1862)
 
Sot, më 25 korrik, është data e lindjes së E.E. Siddal, modele, poete dhe piktore britanike. Fillimisht shërbeu si modele dhe shumë shpejt, falë bukurisë femërore, u bë e parapëlqyera e poetëve më në zë të kohës. Pozoi për poetët më të mëdhenj të kohës, si p.sh. për William Holman Hunt, John Everett Millais (pozimi brenda një vaske me ujë për vdekjen e Ofelisë së Shekspirit për Millais, i shkatërroi shëndetin), por u bë modele e përherëshme e e piktorit Dante Gabriel Rossetti, me të cilin u dashurua dhe u martuan në vitin 1860. Në vitin 1861 lindi një fëmijë të vdekur dhe nuk e mori më veten nga kjo goditje dhe vrau veten me një mbidozë laudan (qetësues dhe drogë e kohës).
Ja poezia që përzgjodha prej saj:
 
 
MUND TË VI O ZOT?
 
Po më ikin nata dhe jeta,
Po më hapen dita dhe vdekja,
Hapat e mi shkojnë dhe vinë,
Jeta njësoj, brengë, mjerim,
Zot, sa kohë mbetet të vi?
 
Me zemra të dlira gjithnjë rri,
S’më gëzojnë më sytë pa shpirt:
O Zot, a mund të vi tek ti?
 
Jeta, rinia, mot i verës
S’ma gëzojnë më këtë zemër.
Hiqmë Zot, nga kjo jet’ e mjerë!
Të vdekurit e mi më shohin që Andej:
Vetë e shenjta vdekje mua më pret
Zot, a mund të vi menjëherë?
 
Vetë e trishtë jam, si e mpirë
Si zambakët në tokën e ngrirë;
Ngre sytë, diellin të vështroj,
E humbur jam, Zot mos më harro.
O zot, të lutem, më kujto!
 
Si do të jetë në atë lloj bote?
Shëtisin atje kapur për dore?
Jepmë besimin, Zot i madhëruar.
 
Do të kapim duart duke fërgëlluar
Me gaz të madh që s’ka të mbaruar?
Po engjëjt e bardhë, vërtet janë
Dhe fluturojnë mbi jargavanë?
Zot, ne s’dimë gjë nga gjithë këto:
Veç besimin në Ty, kemi o Zot,
Dhe të lutem, oh, mos më harro.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s