Poezi nga Ledia Dushi / Shkëputur nga vëllimi poetik “n’nji fije t’thellë gjaku”

 
Poezi nga Ledia Dushi
 
 
Pa titull
 
Nën qiell
yjet shndrisin t’kafun
si nishanet e ndejun
n’shpinë t’natës…
Pranvera
asht fut’
n’kacadrenin e mbuluem
prej t’ardhmes t’ftohtit…
Burri që erdhi mbramë
i vorrosi bilbilat;
korbat
u futën n’gjoks t’pemës
t’fryem
prej tamblit t’rranjëve.
Lepuri i klithi zjarmit;
tash
qetësia
asht ba gacë
n’gojë time…
Ti burrë
mos i the gjunjt
para prazmit t’dhelpnës….
Andrra shkundet
si duhan
i nisun kaherë.
 
 
Vorreza ime
 
Vorreza ime
kurmohet
n’thembra t’ujit,
gërdhishtun prej vilesh
në ballin e rrjepun
t’Tetorit…
Dimnat
n’dashni drunit
ma gdhendin
gjarpnin e synit…
Bora
ka mbushë tiparet;
zogu ulet n’çilabuzë
tue frymue
n’nji damar
që i ka ikë
letargjisë t’përroit.
 
 
Mundim
 
Tue rrëmue n’çati
gjeta babën e trunit,
burrin e ndiesive t’mija…
Kryet e këputun t’zogut
e mori dimni
ndër nofulla…
Hijet e instinktit tim
fryjn’ ernat e gojëve
n’gjoks t’Majit….
Nana flen ndër shegë
me gjethe t’skuquna.
N’djepa t’mendjes,
përkundet fmija
me beca n’bebëza,
me zymbyla
n’tri frymëdhaniet
e buzëve t’krahnorit.
 
 
Lot, lëshon kërthiza
 
N’maje t’malit
nji kunorë dhish
ndjell
kërcimin e vesës në lule…
Fjokat e këputun
t’lumit t’bardhë
pëlhurnat e luleshtrydheve
t’rrëzueme prej dritës….
N’mue
lot lëshon kërthiza…
N’dritoret e shiut
fmija-vajzë
kris kështjellat e nofullave
tue i thirrë bukurçiles
që ka me e marrë.
 
 

One thought on “Poezi nga Ledia Dushi / Shkëputur nga vëllimi poetik “n’nji fije t’thellë gjaku”

  1. Per ne je nje vajze inteligjente, kohore dhe shkruan bukur, me nje menyre te vecante. Mosha e jone, une e kam veshtire ta zberthej kuptimin e
    poezise tuaj, ndoshta Aleksi e asimilon. Edhe une jam krenare, qe vajza e miqeve te mije( Aleksit e Mondes ), eshte nje poete e talentuar. Pershendetje dhe suksese.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s