Poezi nga Marjeta Shatro – Rrapaj

 
Poezi nga Marjeta Shatro – Rrapaj
 
 
Dallëndyshe
 
Kopshti i shpirtit tim
mbuluar është me pranverë
e ti si dallëndyshe më vjen vërdall,
Do të ndërtosh fole,
Në pemën e blertë të mendimeve të mia.
 
 
Në këngën e jetës…
 
Jetojmë si dy legjenda,
ecim qiellit të përjetësisë
e rendim si dielli e hëna,
ku mijëra yje matin
largësinë tonë me galaktika.
 
Kur buzëqeshim ndrin dita e nata,
por ka agime që fshihemi pas reve,
pas mjegullës,pas errësirës
për t’u rishfaqur në dritën
që verbon mbi oqeanin e fjalëve
që përkundin dhimbjet e mungesës,
për ringjallje afërditash poetike,
për rilindje nga loja e ëndrrave
që folenë kanë syve tanë
e jetojmë kaq bukur brenda vargjeve
në këngën e jetës…
 
 
Të lutem…
 
Zemra ime,
ma mbaj kokën në duart e tua çdo natë,
veç atje fle e qetë,
më ikën dhimbja që pak nga pak më vret.
Veç më përkëdhel,
më duaj si di vetëm ti!
Më vish me puthje,
të fluturojmë të dy në qiellin e dashurisë!
 
 
 
Diell malli
 
Lotët e heshtjes tënde
ndezin prushin e mallit tim
me më përvëluesen dëshirë
lutëse për dridhje zemre
me ritme të shpejta,
me duhme pasioni,
me përcëllime parajse
të trupave të përzhitur
për eliksir jete
me ajrin e ndezur
nga puthjet e paçmallura
që përflakin yllësinë
e ku sytë rrezorë
bëjnë dritë
më fortë se yjet
në portin e ndjenjave
ku pret anija e dashurisë
për lundrimin e largët
në përskuqje perëndimesh
ku horizonte të kundërta,
të etura ndjejnë
regëtima qiejsh
të arratisur nga vetja
për fjalën e stolisur,
ngritur mbi dhembjen
e vetmisë së trishtuar.
 
 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s