Poezi nga Sabit Rrustemi

 
Poezi nga Sabit Rrustemi
 
 
PËR MUNGESË TË NJË URIMI SA ISHE
GJALLË
 
(Ali Podrimes, në mungesën e parë të ditëlindjes)
 
Nuk e besuam se kaq shumë do na përvëlonte ai Det
Përmallimi
nga kalimi yt i papritur në pjesën e pasosur të jetës
 
U penduam deri në lot
për krejt ato që i folëm pas shpine për të gjallë tëndin
 
Tash zor të rritemi brenda mungesës që gërryen
duke u thirrur në ty
 
Hajde kthehu edhe i’ herë n’kofsh burrë
trande për së dyti
këtë botë
 
Sa njeriu të paska dashur
pa e ditur Ti
me lot fjalësh
krijuan një oqean të ri
 
E përçudshme kjo kohë do thuash
sa e pështirë
fund e krye duhesh dëlirë
 
Mos vdeksh kurrë, o Bacë
se së dashuri
dhe Shpirtin e Fshehur thellë në pyll
do të ta gjejmë për ta ngrënë
 
(28 gusht, 2013)
 
 
 
MJALTINAVE TË ZEMRËS SATE
 
Ti nuk luan prej fjalës
mësa ai guri i moçëm prej vendit
 
E di ku të kam dhe kjo më mjafton
 
Një jetë do të pres për të të shijuar
qoftë dhe për një ditë të vetme
a një çast
 
Ai çast i rrallë që duket si ëndërr
është i pashmangshëm
 
Stallaktitët e stallakmitët qenieve tona
do të puqen një ditë
në një pikë kohore
 
Kurdo që kjo të ndodh
nëpër çdo pore të trupit tënd
lule do t’mbjell
 
Mbrëmeve e mëngjeseve
prej buzëve të mia do t’i ujis
e dheun me këto duar do ta shprush
tërë jetën e lume
atë jetë që veç ëndrrave e jetojmë
 
Për shpirtin tim të rilindur
mjaltinave të zemrës sate
dashurinë e munguar do ta shijoj
 
(24 korrik 2021)
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s