Poezi nga Sofia Doko Arapaj

 
Poezi nga Sofia Doko Arapaj
 
 
Dielli dhe lulet
 
Helm spërkasnin tek ullinjtë,
si e si barin t’ a thanin,
të shihnit si vdisnin lulet
njëra tjetrën, si e qanin…
Bërë dielli një grusht…
Pse nuk mundi të ndihmojë?
Pse nuk mundi që të zbresë?
E prej dhimbjes t i shpëtojë…!
 
 
***
 
Tang ,tang, tang…
Kaj, kaj, kaj eeee-stiiii …
Atje në Mekatin e Dytë
ku emrin nuk ja di më njeri,
ku lulëkuqet çmenden nëpër vapë,
ku dielli përvëlon kallëzat dyllë të verdhë,
ku njerëzit sillen si Dhore-esët
Nuk do më njohin më, më emrin e vërtetë
se ika, e rrëmbyer, përpara përmbysjes…
Për njerëzit e afërt, isha macja!
Për xhaxhain skulptor, isha farmakuqi!
Për ata të shkollës, konviktorja!
Për njerëzit e këtushëm, Sofia!
Për poetët e vërtetë, jam muza.
Herë si melodi
herë si Sibila,
herë si e shoqja e Orfeut
dal nga bota e nëndheshme
takoj nenën time në Athinë
duke i rënë teneqesë,
herë si gjëmim i tokës,
herë si vetëtimë kujtese…
Fluturoj atje, ku tremben zogjtë
tang-tang-tang, e, nuk dua të lëviz më.
Tang,tang, tang
kaj,kaj esti…
kaj, kaj esti…
 
*Kaj esti-cila është, në gjuhën rrëmëneshtë. Kalofshi sa me bukur!
 
 
humbas
 
humbas unë o ujku,
humbas nëpër shkurre,
herë dele fantazëm,
herë kec mendjehollë,
humbas unë ujku,
ngatërroj rrugën time,
ndjek pas atë zërin, atë zënë…
 
 
Sonte
 
Sonte,
dua të fle me ty,
e çfarë se të pres në ëndërr,
a nuk është ëndrra për njerëzit,
a nuk është ëndrra për te gjallë?
Mos guxojë njeri,
të n’ a ndajë sonte se…
Ah, ju lutem!
Mos m’ a trembni lumturinë,
se, se s’ kam më frymë,
se kam kaq shume mall…
Po ti mos u mërzit, o shpirt,
po më pe me lotë në sy,
lermë të çmendem nga gëzimi,
pse po flemë në ëndërr të dy…
 
@Sofia Doko Arapaj
Tiliso,Iraklio Greqi
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s