Kalendari poetik: Mihail Lermontov  (1814-1841) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Mihail Lermontov
 
Kalendari poetik: Mihail Lermontov  (1814-1841)
 
Lermontov, figurë e shquar e romantizmit rus, një prej poetëve më të shquar rusë të shek. XIX. Qe ushtarak i karierës; në prill të vitit 1841, në Pjatigorsk (Kaukaz), ritakoi një mik të vjetër dhe të dashur ushtrie. Quhej Nikollaj Martinov. Qe ky i cili e qëlloi për vdekje duke i marrë jetën në duel. Ishte data 27 korrik 1841. Ja një poezi me rastin e 180 vjetorit të vdekjes së poetit të madh rus:
 
 
MOS MË JOSH…(Не привлекай меня…)
 
Oh, mos më josh me hijeshinë!
Fryma më la, m’u plakën ndjenjat.
Vite më parë një vështrim
M’u ngul dhe nuk m’u shkul nga mendja!
 
Për të lashë ç’pata në botë,
Për ato çaste mrekulli;
Tani mbeta krejt vetëm, Zot,
Endem kot, si tjetër njeri!
 
Si udhëtari nëpër natë,
Sa sheh zjarr nga larg ndonjëherë,
Drejt tij turret…dhe duart zgjat…
Nën këmbë ç’të shohë, humnerë!…
 
 

© shqipëroi nga rusishtja Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s