Poezi nga Klejda Plangarica

 
Poezi nga Klejda Plangarica
 
 
KUR AKOMA…
 
Cilës dashuri i përkas?
Asaj të prushtës, që dridhet e feks një çast,
Pastaj sprapset e zhytet nën brymën e hirtë
Që botë e zjarrtë lë pas?!
 
Asaj të amulltës, të psherëtimtës,
Që kurrë s’e njohu flladin e as shtjellën
Dhe fle e zgjohet në të njëjtin shtrat?
 
Asaj të rrjedhtës, që rrymon trupit tej e përtej,
Rrok e përpjek tallazshëm ndjesitë
E të përplas atje ku do dhe s’do të jesh,
Ku frymë jep dhe prapë gjallon?!
 
Cilës dashuri i përkas,
Kur akoma pres gjunjëzimin tënd?
Kur akoma pres gjunjëzimin tënd…
 
 
GRISHJE
 
Ajo çka kemi ne është pëshpëritje
Grishje e ndezur – pa shkëndijëza
E pazëshme që rrjedh nëpër lëkurë
Dhe cep më cep i përmbyt dridhmat.
 
Me pëshpëritje ne shigjetojmë qiellin
I gatitim për fluturim të pathënat
Me grishje përllogaritim distancat
Një qind e një diej, një mijë e një hëna.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s