Jehona e plumbtë – Poezi nga Gerard Manley Hopkins / Përktheu në shqip: Merita Paparisto

 
Poezi nga Gerard Manley Hopkins
 
 
Jehona e plumbtë
 
Si ta ruash- a ka diku ndonjë diçka, ndonjë asgjë të tillë
diçka të panjohur askund, shirit apo furqetë
a gërshet a shtrëngese , gjalm, shul a mbërtheckë a kyc
mbyllur ta mbajë të bukurën, ta ruajë,
të bukurën, bukurën, bukurën…
nga venitja, shkuarja tej?
Oh a ka ndonjë mos rrudhosje të këtyre rrudhave,
rreshtit të rrudhave të thelluara në thellësi?
Asnjë ndalese e këtyre lajmëtareve më të zymtë,
lajmëtarëve të ngrirë,
lajmëtarëve të trishtuar dhe vjedharakë të gri-së?
 
Jo s’ka asnjë, s’ka asnjë, oh jo s’ka asnjë
As që ke për të pasur ndonjëherë këtë pamje që tani ke,
të mirë mund ta quajmë.
Le të bësh ç’ka mund të bësh, çfare,
të bësh ç’ka të mundesh
por urtësia do të zhduket e para:
Fillo, përsa kohë që… jo, s’ka asgjë që mund të bëhet
për ta mbajtur sa më larg
plakjen dhe flokët e bardhë djallëzorë të moshës
rrudhosje dhe rrudha, lëkura që varen, vdesin,
më e keqja e vetë vdekjes, lëkura të bëra shuk,
varre dhe vemje, rrënim dhe kalbëzim.
Pra fillo, fillo ta humbësh shpresën
nuk gjëndet asnjë, jo, jo , jo, asgjë nuk gjëndet
fillo humbe shpresën, humbit shpresën
Humbe, humbe, humbe, humbe.
 
 
 
Përktheu në shqip: Merita Paparisto
 
Shënim: Jam krejtësisht e ndërgjegjeshme që shqipërimi im nuk i bën nder “The leaden echo” të Hopkins, por në emër të dashurisë pa kushte dhe mahnitjes time nga muzikaliteti ritmika dhe forca e fjalës në poemën në fjalë… jam e falur.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s