NUSJA E ÇAMËRISË (Tregim i tmerrshëm për një ngjarje të vërtetë, që kjo nuse ia tregoi tetos time) / Nga: Vullnet Mato

 
Vullnet Mato
 
 
NUSJA E ÇAMËRISË
(Tregim i tmerrshëm për një ngjarje të vërtetë, që kjo nuse ia tregoi tetos time)
 
Zervistët lanë tre kufomat në dhomë dhe nxorën nusen e re te dera. Oficeri mjekrosh, me emrin Zafir, një dyzetvjeçar me dy dhëmbët e parë të mbirë larg njëri-tjetrit, drejtoi automatikun te gjoksi i nuses dhe i tha asaj me sintaksën e tij të pistë:
– Do pranosh të të q… pa klithma si mace e egër, apo të të vras një herë, pastaj të ta bëj atë punë?…
E tronditur nga lemeria e vrasjes së burrit dhe dy prindërve të tij, ajo nuk arriti të hapte gojën.
-Fol, se njësoj është për ty, unë prapë do të të q… siç ua kam bërë dhe të tjerave, kur kanë qenë akoma të ngrohta!…
Bonatës i shkuan të dridhura dhe vështroi me frikë automatikun e tij. Por befas u mahnit aq shumë, sa nuk po u besonte syve. Arma kishte të gdhendur te kondaku i drunjtë emrin e Izetit të saj, i cili e kish dorëzuar në këshill që t’u tregonin grekëve besën, të mos bëhej luftë. Pasi kishin premtuar se qetësinë do ta ruante ushtria, të mos prekej njeri “as me një lule”. Por këta paskëshin marrë armët e besës, për të vrarë pabesisht çamët… Papritmas ai automatik i të shoqit të vrarë, sikur të kishte magnetin e shpirtit të tij, ia fshiu frikën çuditërisht, aq sa të mos mendonte fare për turpërimin e saj.
– Fol, se nuk kam kohë të merrem me ty, do ta pranosh pallën vetë, apo jo! – i briti fort oficer Zafiri, duke ia ngjeshur tytën në mes të dy gjinjve.
– Po… – pranoi ajo ftohtë, me sytë te kondaku i automatikut.
– Endaksi, embros, shkojmë, të ta bëj me nge poshtë në konak, që të mos i kem përpara syve këto kërmat këtu sipër.
Ata zbritën shkallët me nxitim dy e nga dy, teksa Zafiri shtrëngonte krahun e Bonatën vogëlushe, duke e tërhequr pas vetes me forcë.
Hynë nënvete, në konakun e zjarrit, ku në të dy anët e oxhakut ishin shtruar dy shilte të pambukta. Oficeri e çoi nusen e re te shiltja e krahut të majtë, ku ishin mbështetur pas murit dy jastëkë me thekë të qëndisur. Në shilten tjetër u ul këmbëkryq, me automatikun mes këmbëve, zervisti i vjetër që i kishte kaluar të pesëdhjetat. Kurse zervisti i ri, me utomatikun në dorë, priste radhën, mbi një baule të madhe prej druri, përballë derës, pasi i kishte vënë rezen prej hekuri.
– Ç’bel që paska, alvanisa e mutit, një të rrokur dore! – u habit djaloshi zervist, duke vështruar mesin e hollë që i dukej nuses nën bluzën e bardhë sipër tumaneve dhe e pyeti :
-Sa vjeç je ?
-Njëzetë. – shqiptoi ajo me dridhje buzë.
-Sa ditë ke martuar?- e pyeti mjekrosh Zafiri me kureshtje.
-Pardje.-tha ajo me zë të mekur.
-Eh, ta shihte këtë gazelë Napolon Zerva ynë, do prishej që në këmbë e do i rrinte përsipër një javë të tërë, sa t’i uleshin nja tre kile dhjamë nga fuçia e barkut! – qeshi zervisti i ri, i ulur te baulja.
– Do ia shpiem peshqesh, kur të mbarojmë punë vetë, – i ktheu oficer Zafiri, – Ta pallojë dhe ai që kjo qumështore e bukur të pjellë një Napolon të vogël, po nuk i zuri sot fara jonë.
-Po të më pyesin mua, këto çamet e bukura nuk duhet t’i vrasim, po do t’i lëmë me barrë, të na zbukurojnë racën greke.- tha zervisti i ulur te baulja. –Ato nuset dhe vajzat që i mbyllën shokët tanë në xhami, me kopenë e grave për t’i ndërzyer me radhë, kot u ngjitën shkallëve, ku del hoxha të këndojë dhe u hodhën nga minarja sot në mëngjes…
– Siç duket, deshën të imitojnë gratë suljote që u hodhën nga shkëmbi në kohën Pashait, – shtoi zervisti i vjetër. Kjo nuse qenka e zgjuar që pranoi jetën, përpara asaj plaçkës që ka në mes të shalëve.
Oficer Zafiri, me një të tërhequr fort të dorës i shqeu Bonatës kopsat e gjoksit dhe ia nxori gjinjtë përjashta.
– Shikoni more, ç’sisë paska, tamam si dy shegë në degë, me gjithë sumbullat e luleve!…
Zervistët e tjerë shqyen sytë e tyre epshorë.
-Mbase ai gomari yt, nuk arriti të të prishte, nga frika që krisën pushkët në fshat !- e pyeti oficer Zafiri.
Bonata heshti sikur ta kishin futur në arkivol.
– Fol !- klithi Zafiri, – Të ka prishur apo jo?
-Jo, – u gjegj kot ajo me gjysmë zëri.
– Do të prish unë tani! – tha oficer Zafiri me kënaqësi, duke zbërthyer menjëherë rripin dhe lëshoi përtokë pantallonat ushtarake, teksa iu duk organi mashkullor që i kishte ngritur këmishën përpjetë.
Zervisti i ri te baulja qeshi fort, pa ia hequr sytë gjoksit të bardhë të nuses që, ngjante si dy toptha hasude taze.
– Moooore, po ti, agapitemu, e paske sa një pallë gomari!… – u habit zervisti i vjetër. – Ja, kështu si ti duhet të jenë të terë oficerët grekë, jo vetëm trima, po edhe pallosh për gratë e armiqve tanë. Pa hë shpejt, se dua të shoh si do e durojë kjo mëshqerra e njomë tërë atë hu gardhi!
Mjekrosh Zafiri gazmoi, duke vështruar një çast me mburrje organin e tij dhe i tha, duke përplasur gjuhën në hapësirën mes dy dhëmbëve të parë :
-Shikomë, se kur t’ia hipi, do kthej prapanicën nga ti, të më shohësh edhe koqet, i kam në terezi, apo njërën më poshtë e tjetrën më lart.
– Ashtu, more palikaris, ashtu do më ngrihet edhe mua, me këtë Greta Garbo nga të filmave…
Oficer Zafiri me organin në dorë si kobure të drejtuar nga Bonata, e urdhëroi me padurim:
– Shpejt, zgjidh ushkurin e tumaneve, se të tjerat t’i shqyej unë!
Bonata filloi të zgjidh ushkurin, teksa në një fragment të sekondës, bishti i syrit i rrëshqiti padashur te automatiku i Izetit, të varur në murin aty pranë, të cilin ai ia kishte mësuar si hiqej siguresa dhe si shkrehej këmbëza, një ditë para se ta dorëzonte, kur u kthye nga Gallatai, ku kishin dalë gjithë trimat të mbronin fshatin. Ajo menjëherë lëshoi tumanet te këmbët me patiqet e nusërisë dhe vetëtimthi, sa hap e mbyll sytë, rrëmbeu automatikun nga gozhda.
Një batare e llahtarshme dhe krejt e papritur, nga asnjëri prej tyre, ushtoi shurdhueshëm në të gjithë konakun e zjarrit…
Pastaj për pak çaste ra shurdhëria e vdekjes. Kur tymi i barutit të dalë prej dhjetëra gëzhojave u ngrit në tavan, sytë e Bonatës mundën të dallojnë organin mashkullor të Zafirit, shqyer nga plumbat, si një copë zorrë kau, që pikonte gjak, mbi kofshët e trupit të tij të plandosur si thes përtokë. Dhe pak më tej dy zervistët e tjerë të rënë mbi njëri tjetrin, pa arritur të ngrinin drejt saj tytat e armëve të tyre.
Bonata ndjeu pështirosje nga gjithë ai gjak grek, që kishte njomur dysheme dhe kishte spërkatur muret e shtëpisë çame. Asaj i erdhi për të vjellë. Lidhi tumanet dhe shkoi me vrap, hapi baulen, ku kish ca rroba të veta dhe mori aty cipunin e zi. U mbështoll me të, bashkë me automatikun e Izetit. Shkoi te dera dhe mbajti vesh… Rreth e qark ushtonin armët nëpër shtëpi të tjera, ku zervistët e tërbuar, po korrnin pa mëshirë burra, gra të pabindura, fëmijë dhe pleq, për të boshatisur fshatin.
Në një cep të gardhit ishte shtrirë i gjakosur qeni i madh i shtëpisë, të cilin ata e kishin vrarë që në të lehurat e para, kur sapo kishin ardhur. Bonata rrëshqiti me kujdes si hije, në muzgun që krijonte tenda e hardhisë sipër shkallëve dhe hyri në odë. Izeti kishte rënë përmbys sikur flinte mbi pellgun e gjakut. Kurse i ati dhe e ëma e tij, të shtrirë mbi dyshemenë me dërrasa, mbaheshin ende me duart shtrënguar te njëri-tjetri, sikur po i luteshin zotit për paqe njerëzore.
Bonata e ktheu Izetin drejt dhe e puthi në buzët e ftohta duke i pëshpëritur:
-Xhani im, s’na lanë zagarët ta gëzonim zoinë bashkë, po hakën tënde ta mora unë!… – pastaj duke nxituar me lot në sy, mori jorganët mbi sepete dhe i mbuloi të tre, sikur flinin.
Zbriti shkallët me kujdes, duke u dridhur nga frika, se mos shfaqeshin zervistë të tjerë diku afër. Kapërceu gardhin e përkulur deri afër tokës, me automatikun që i pengonte ecjen, derisa hyri në kopshtin e mbjellë me misër. Më tej zbriti në përroin e errësuar nga muzgu i pasdites. Nëpër pellgje aty këtu shquheshin kufoma fshatarësh me kokë të prera. Fshati qenkish kthyer i gjithi në kasaphanë…
Ajo mori rrugën e vetme, por e trimëruar nga prania shpirtërore e Izetit te supi i saj. Kaloi nëpër rrethinat, anash Filatit, Smartës, Sajadhës dhe natën vonë doli në Qafëbotë të Konispolit. Aty dëgjoi nga një bari, që shqeu sytë mbi automatikun dhe guximin e saj, se në atë vend kishin kaluar gjatë ditës, disa qindra çamë të mërguar. U ndal një copë herë, sa për t’u çlodhur dhe për të mbushur gjoksin me ajër Shqipërie.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s