Poezi nga Remzi Limani

 
Poezi nga Remzi Limani
 
 
BEKIM LUMIT
 
Bekim,
kam frikë
qyteti ka mbetur pa ty
kam frikë, Lum, miku
një artist ngjiti qiellin mbi qytet
eh, kryemik dhe krushk i artit
shpejt të mori vorbulla e lumit
ani, mik i fisshëm
fluturo mbi krahët e pulëbardhave të Pogradecit
takohu me poetin dhe qenin e tij
ama, ta dish, çdo lumë është krenar
për qëndresën tënde mbi valë lumi
dhe lumi mori gjumin tënd në sy
të të përkund qetas në shtratin e tij
 
Pra…,
lëreni Lumin të udhëtojë në heshtje
me të fle një bardhësi prej njeriu
në skenën e teatrit kanë ngrirë zërat
një numër i madh pëllumbash
rreth tij këndojnë heshtjen e shtrirë
Lëreni Lumin të udhëtojë në heshtje!
Paç uratën e Zotit, Lum, djali…
 
 
 
LEMZA
 
Sikur të rritej zemra e njeriut
zemra e shumëkujt
do të mbetej një pik gjaku i ngurtë.
Brenda tyre nuk do të rritej asgjë
sall gënjeshtrës që ngreh kokën përtej një dimensioni surreal.
Kështu operojnë shpirtrat e zinjë
që hanë zemrat e të tjerëve dhe
i merr lemza nga tepritë e rreme.
 
 
 
NATË E VDEKUR
 
Vërej fytyrën dhe rënien e saj
si një flamur gjaku në një luginë beteje
ajo kapërceu mbi lavdinë e ramë në gjunjë.
 
E shqyer në të gjitha anët e anëve
si një frymëmarrje gërvishtëse
gërryejnë ekstremet e një kafshimi në sytë e prishur.
 
Kështu pushkatohet heshtja e vdekur
dorëzuar dhëmbëve të natës së qenve
pa ndonjë përpjekje për t’u prishur
sepse nata e vdekur vrau dashurinë.
 
 
 
NGATËRRIM PUTHJESH
 
Kahëdo që shtrihen udhët e liga
në syrin e kujtdo
të jenë ngatërruar puthjet tua
turp të kenë ato buzë
që nuk zunë etjen e kallur.
 
Në çekmexhenë e qoftëlargut
me sebep e ndryrë
nuk zure asnjëherë
t’i çelësh buzët e ngujuara.
 
Pra, mos e tjerr të ligën
mos ja mësy
të qashë pëllëmbës së shtrirë
tashmë të njohin terrinës pa sy
të njohin dhe macet e kulmeve të thyera
mes veti
terrinës flasin gjurmët e takave tua
fjalët, vesh më vesh kacafyten
pra, mos eja e prishur sysh
nuk mund t’i pranoj lotët e rremë.
 
Remzi Lim@ni

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s