Poezi nga Ajne Iberhysaj

 
Poezi nga Ajne Iberhysaj
 
 
DO TË DOJA
 
Rrëmben si kalendar drite
Merr krahe ëndrre
Do të doja
Edhe një palë krahë
Me dhimbjen të fluturoja
 Oshëtin zëri përtej në shtatë qiej
Rrjedh një lumë brenda meje
Që nuk është lumë
Krahët i kapin retë
Drejt qiellit sytë mbesin
Buzëqeshë e çmend kaltërsinë
Me shiun vallëzon shpirti! 
 
 E tillë është jeta!
 
Do të doja
Një natë me diell
Ku mëritë përqafohen me terrin
Ashtu si një nuse vonë e martuar
Bie heshtja yjeve
Heshtur edhe ngrirë
Me veten flakë e zjarrë
Në çdo frymë kështjellë fjalësh
Nata trazon e zgjon hirin tonë
Zhurmon çdo qelizë gjaku
Brenda nesh duvakë i verdhë, pritja
Ashtu si trishtimi i një gjethe vjeshte.
 
Do të doja
Të shijoje helmin e besës
Vjosën ta dehje pa pirë
Me buzët e etura të shuash vrullin njomak
Vjosa, të marr flakë e zjarrë .
 
Do të doja
Të dëgjoje kështjellën e fjalëve
Në gërmadhat e syve te mi
Të pikturoje ngjyrat e ëndrrës…
 
 
TI PREKE SI HARK QË VRET…
 
Përtej qelqit të akullt të dritares
Syri tradhtisht ma kapi një flokë bore
Kristal i ftohtë ma pushtoi fytyrën
Ndjesia ma kaploi trupin
E fjala më mbeti në buzë
Sa e vetmuar u ndjeva
Më pushtoi një thekim malli
 
Ti preke si hark që vret
E shpirtin ma çmend
Në qelqin e xhamit përpëliteshe
E ndjeva
Ishe në palcën e flokut të borës
Rrëzëlleje aq afër e aq larg
E syrin ma përflaku loti
 
Më mori malli për kohën
Kur ti bëheshe çerdhe e mallit tim
Të mbështolla me të ftohtit e zemrës
Me ndjesinë e shpirtit të ngroha
Dhe befas m’u ëmbëlsua dhembja
 
Me valsin e flokut të borës
Heshtjen e zemrës e hetova
Diku thellë në zhurmën e shpirtit
Një tingull të vetëm dëgjova
Sa përmallshëm po binte floku i borës
 
Psherëtimat e fjalët si qershiza
Kristal bore u bënë
Edhe vetmia u dashurua në te flokë bore
E Ti erdhe krejt pranë meje
Ma dhurove një verë të pafundme
Si rezonancë acari apo ngrohtësie.
 
 
KURRË NUK E KUPTOVA NDJENJËN
 
Në ditën që ike
Ndenja ime ngeli zbrazet
Si qiell i braktisur nga yjet
Atëherë fillova të tgë dua edhe më shumë
Fillova me i dashtë ikjet
Fillova t’i përqafoj pritjet
Fillova t’i harroj takimet
 
Fillova të të dua edhe më shumë
Por çuditërisht në ndërkohë
Fillova t’i harroj ditët kur të kam dashur
Fillova t’i dua vargjet
Kur fillova të t’i dua vargjet
Fillova t’i ngatërroj strofat
Poezia më kurrë̈ nuk përfundoi
 
Fillova t’i dua dridhmat
Kur fillova të mësohem me shikimin e dhembjes
Fillova t’i harroj rrahjet e zemrës
Kur fillova të kuptoj mërzinë̈
Atëherë kurrë̈ nuk e kuptova ndjenjën
 
Kur fillova ta dua frymëmarrjen
Nisa vetvetën ta harroj
Edhe mendjen të mos e kuptoj
Atëherë shpirti më kishte tradhtuar
Dhe falë frymës së fluturave
Jetës fillova t’i këndoj…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s