Poezi nga Alma Zenellari

 
Poezi nga Alma Zenellari
 
 
EMOCION
 
Ti ke diçka që më tërheq,
diçka që s’di ç’emër ti vë.
Diçka që shpirtin ma trazon,
më lë pa frymë, pa zë.
 
Më kthen zambak, pak lulëkuqe
më deh, më shtrydh, më lë pa fjalë
në çdo petal ndjej si përskuqem,
si flutur kryet ul ngadalë.
 
Më kthen kaprolle syhutuar,
më kthen ketrushe që rend pa drojë,
Më bën të qesh mes gjelbërimit,
më bën të strukem nga kjo lojë.
 
Ti ke diçka që më magjeps,
ti ke diçka që fort e dua…
Në zë, nën gishta ke një mister
Ndaj më “trazojnë” ikjet e tua.
 
 
SE KA CA GJËRA …
 
Se ka ca gjëra që nuk thuhen,
ca fjalë që zemra i mban për vete.
Përzihen, ngjizen nëpër damarë,
kthehen magjishëm tinguj vjeshte..
 
Kthehen furtunë që rrallë shpërthen,
në breg të shpirtit si dallgë fashiten,
Sa mijera fjalë që s”mund të thuhen,
kthehen petale përskuqen, ndizen. ..
 
Ndaj shpesh unë hesht duke kërkuar,
thellë syrit tënd pakëz mister,
Të puth me frymë. Më prek me duar,
Shndërrohem dritëz dhe luaj në terr.
 
Se ka ca gjëra që nuk thuhen,
ca fjalë që zemra i mban për vete
kthehen petale nëpër damarë,
magjishëm kthehen në tinguj vjeshte.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s