Poezi nga Mirela Papuçiu

 
Poezi nga Mirela Papuçiu
 
 
MËNGJES
 
Nata vjetërohet pas kodrave
Zogjtë shtrojnë tavolinën me ditë.
Gjethet e blirit i lajnë sytë me qumësht
mjelë prej shpresës që lind çdo ditë.
 
Dritarëzat e mia zhveshin errësirën,
mezi presin të t’gjejnë degëve të kumbullës
ku ti vare mundësinë e një rigjetjeje.
Çdo mëngjes, e var rreth qafës gjerdan
me gurët ende të pagdhendur.
 
Ëndrrat vazhdojnë të koten në çarçafët zhubravitur nga gishtat e ngathët të diellit.
Shpatullat e tyre fërgëllojnë kujtimesh.
Unë mbulohem me mungesën tënde
si me një këmishë të vjetër
që s’ i ka humbur ngjyrat e ndezura.
 
U gdhi.
 
 
SHTËPIA E VETËDIJES
 
Tani që gjithë pemëve u ranë gjethet
E mbetën si goja pa dhëmbë,
Që jeta kafshon paj me çfarë ishte
Mirë e nuk di pse u hidhërua më pas,
Dua të kthehem në shtëpi.
 
Tani që rrugët janë të lira,
Por të papërshkrueshme si zemra
Mbi të cilën endet e nuk ulet gëzimi.
Tani që fjalet janë kllapa ku varen naivët,
Ndërsa ti, plumbi im i fundit, dole huq
Dua të kthehem në shtëpi.
 
Tani që bulëzat e ujit qëndrojnë fshehur
Pas kanatave nga hyn e del
Një diell i rëndomtë vendesh të shkelura
Tani që kam edhe një mal me punë
të prapambetura,
Si prerja e ca degëve që ma kanë zënë
pamjen.
 
Tani, dua të them, kjo vetëdije e zhveshur
Si pemet, rruga, plumbi, dielli,
Është gëzhoja ime.
 
 
KUJTESA E NJË BURRI
 
Kujtesa e një burri është baroke.
Përzihen, në këtë enë neuronesh
të paqendrueshme, vija të lakuara
dhe iluzionet për heroizma.
 
Një burrë është një planet i një sistemi
diellor me shumë diej,
pra, një e vërtetë e lëvizshme.
I qendron besnik dashurisë
kur nuk plotësohen kushtet
për zbatimin e ligjeve të natyrës.
 
Megjithatë, prej kujtesës së tij
bëhem grua.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s