Poezi nga Bajame Hoxha – Çeliku

 
Poezi nga Bajame Hoxha – Çeliku
 
 
DASHURISË SIME
 
Zot!
Përfundimisht
Dhe loti i ngrohtë u tret
Brenda meje.
Tani,
S’ka më asgjë,
Kam mbetur e zbrazët
Si një pus pa ujë,
Shpirti, më është tharë
Shkretëtira ka marrë udhë…
 
 
DASHURISË SIME
 
I dashur
Kishe një zemër të çiltër
Prej floriri
Që më thoshte çdo çast
Të dua…
Ta dish,
Të dua përjetësisht
Dhe unë…
Ah!
Mes belbëzimeve të ndjeja,
Të dashuroja,
Të adhuroja,
Mbrëmjeve plot yje
Unë vajza lozonjare.
Atëherë
Kur rrinim shtrirë lëndinave
Natyra bleronte mes nesh,
E unë e ti
Numëronim yjet,
Qeshnim me shpirt, gajseshim.
E kur ecnim asfalteve të boshatisur
Dhe udhëve të apeleve,
Ishim Gjithmonë krenarë.
Natura bleronte mes nesh
E unë…
Të shikoja në sy,
Të ndjeja në shpirt,
Të dëgjoja me zemër.
Në thellësitë e zemrës tënde
Isha vetëm unë freskia e viteve të tua,
Flladi pranveror gjithnjë në lulëzim isha për ty.
Unë edhe ti
Në dashurinë e pafundme
Tjetër…
Askush!
 
 
DASHURISË SIME
 
Të dhurova shpirtin plot llavë
Të zbukurova jetën
Me forcën e dashurisë sime.
Tani më vjen në mend një frazë e jotja:
Vuaj por qëndro, e dashur!
Dhe ashtu bëra
Qëndrova burrëreshë!
Por ti…
Ike shpejt!
Më ngrive fjalën mbi buzë
Më ngrive lotin mbi qerpikë
Më ngrive jetën në mes.
E sot, më zgjoi era që fryn lehtë
E më solli këtë kujtim tëndin…
Që më bën të dridhem fuqishëm
Dhe filloj të ec ngadalë udhëve të panjohura,
Ku lëndoj shpirtin tim të lënduar,
Të vrarë,
Të sfilitur,
të vetmuar,
Këtë mëngjes të freskët pranveror
Që se kuptoj dot
Sensin e kohës që kaloj pa ty.
Po të ishte se me lot do të kthehet njeri,
Ti do të ktheheshe i pari
Tek unë
Shpirti im.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s