Fëmija që dëgjon gjëra të rrezikshme politike në dialog me babain e tij /  Fragment nga romani “PËRJETËSI PA KOHË” të autorit Robert Martiko

 
Fragment nga romani “PËRJETËSI PA KOHË” të autorit Robert Martiko
 
 
Fëmija që dëgjon gjëra të rrezikshme politike në dialog me babain e tij.
 
– Kush është miku im?
– Nuk më kujtohet.
– Je i sigurt që nuk e mban mend?
– Ti nuk i tregove në hetuesi emrat e miqve të tu.
– Dhe kështu edhe ti nuk tregon emrat në hetuesinë time.
– Ti nuk je njeri keqbërës si ata…
– Tjetër, çfarë ke dëgjuar?
– Nuk mund të më kujtohen të gjitha, në fare pak çaste.
– Nga të gjitha ato që ke dëgjuar pas paravanit, çfarë gjykon më të rrezikshmen? Mendohu mirë më parë se të përgjigjesh.
– Mirë thua. Të mendohem pak.
Sytë e shkruar, gjithë ankth, të nënës sime, i ndjeva, për një çast, si thika të vogla, të ngulura në zemër.
– Në qoftë se mund të gjykoj shkallën e rrezikshmërisë nga vështirësia e të dëgjuarit, ngaqë zëri juaj ka raste që pothuajse humbet pa nam e nishan, në bisedë, kjo ndodh kur bie rasti të bisedoni për Bizantin.
– Çfarë për Bizantin? Oh, mon Dieu! (O Zoti im!)
Vilnëvi filloi të bënte shenjën e kryqit me ca sy të zbardhur nga frika, të drejtuara nga tavani i bardhë i komunalkës. E bëri disa herë, pa ndërprerje, aq sa më trembi. Im atë ma ha mendja se u ndie për një çast i nervozuar nga alarmi i saj. Për ta qetësuar, ndoshta mendoi, në fillim, që unë nuk duhet të kem kuptuar mirë temën që lidhet me Bizantin. Sidoqoftë, u duk se nuk po e jepte veten.
Më pyeti:
– Çfarë ka të rëndësishme kjo temë, sipas teje?
Vendosa të zbrazem shpirtërisht, duke dashur të tregoj se unë nuk jam i denjë vetëm për të dëgjuar përralla çiliminjsh.
– Gjithë sekreti i instinkteve revolucionare, i luftës civile, i miliona të vdekurve nga uria, në Ukrainë apo gjetkë, përgjithësisht i gjithë tragjedisë sonë, që shpjegon gjithçka për Rusinë e sotshme, mijëra herë më keq nga shtatë plagët e Faraonit egjiptian, e ka zanafillën në shekullin e gjashtë, në Bizant. Askush nuk e njeh këtë sekret në Rusi. Nuk e njohin as shkrimtarët e famshëm rusë, Tolstoi, Gogoli, Dostejevski, Turgenievi, Korolenko, Çehovi, apo ndonjë tjetër. Ndoshta e kam gabim, por askush nga ata nuk e ka ditur këtë sekret të madh.
– Oh, mon Dieu! (O Zoti im!)
Njësoj si im atë, edhe unë u ndjeva i nervozuar. Tregimi për Spartakun porsa kishte mbaruar. Mendova se nuk ishte keq të imitoja heroin e madh trakas, kur vendosa të flas me tonin e një të revoltuari në miniaturë… 
 
 

Robert Martiko

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s