Poezi nga Edmond Shallvari

 
Poezi nga Edmond Shallvari
 
 
SHTËPIA
 
Shtëpia ime
E jona shtëpi
E vogel sa një kuti
Kuti këpucësh them unë
Kuti shkrepse, thotë Fatos Kongoli
Më duket se të drejtë ka ai
Megjithatë,
s’do bëjmë konkurim
Për kutinë-shtëpi,
Për shtëpinë-kuti.
Dhënë nga pushteti i tij
Dhënë nga pushteti im
Pushteti i të gjithëve
Dhe i askujt për çudi.
Të përjetshmit qiraxhinj
Pronarë pa tapi.
 
E bleva shtëpinë time
Badjava, sigurisht
Nga pushteti pasardhës
I pushtetit që vdiq
Vdiq dhe u rilind
Si një djall-feniks.
 
E shita shtëpinë time
Ku banonim të gjith’
Si një palë këpucë
Si shkrepse kutish
Mos mbeteshin këpucët
Në veshjen qefin
Mos ndizeshin shkrepset
Si mbi varret qirinj.
Për paranë e shkretë
Në të fundit udhëtim
Mbi buzët biletë
Për udhën pa kthim
Ku Hadi na pret
Në të fundit kuti.
 
 
Mes pyllit
 
Mes pyllit çdo natë si një kafshë
Mes kafshësh e shpendësh pyjorë
Banorë përjetësisht të lashtë
Përjetësisht modernët banorë.
 
Të ngjashëm deri në mosdallim
Të ndryshëm deri në mosnjohje
Unë i të ashtuquajturit qytetërim
Rroj mijvjeçarët tjetër bote.
 
E njëjta breshkë e ngadaltë
I shpejti lepur i njëjtë
Njëlloj rrjeton një merimangë
Korbat njëlloj kanë zënë.
 
Ulërima ujqërish njëlloj
Për delet si gjithnjë armiq
Pickimin s’ka harruar një mushkonjë
E vetmja që shpesh më bezdis.
 
Nuk kuptoj seriozisht Darvinin
Evolucionin seriozisht s’e kuptoj
S’fantazoj pa guackë kërmillin
Veten time pa njeriun s’fantazoj.
 
Mes pyllit çdo natë si një kafshë
Mes natës rroj njeriun e lashtë.
 
 
DILEMA
 
Jetojmë për të frymuar
Apo frymojmë për të jetuar?
Nuk ka dilemë Hamleti
Hamleti është i shkuar
 
Dilema është grackë
Dobësi është dilema
Sa koha e lashtë
E shkurtër sa jeta
 
Një jetë në dilemë
Është jetë absurde
Një botë me Hamletë
Është univers pa yje
 
Dilema në jetë
Është jetë e gjysmuar
Me trupin amebë
Me shpirtin klonuar
 
Tash jam në dilemë
Me kafkën ndër duar
 
@Edmond Shallvari

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s