Poezi nga Ana Toma

 
Poezi nga Ana Toma
 
 
Lumturia, jam Unë!
 
Unë, jam Venusi, zbritur nga Qielli!
Sytë e mi mbajnë dritën e krejt Diellit
Prej sa lind e perëndon!
 
Natën fle mes andrrash të zjarrta dashnie,
që përveç meje, nuk i përjeton askush,
as në imagjinatë!
 
Unë jam veç dashni.
Ajo dashni që të len pa frymë…
Të ledhaton e të puth tanë afsh zemrat,
njësoj sikur të jetë i fundit çast me ty!
 
Dielli jem, më thotë, se unë shndrit!
Në të gjitha ditët, në të gjitha stinët!
Unë sikur rilind çdo orë!
(si zana në orët e Hanës zgjohem)
 
Si gjithmonë, vetëm qesh.
E sytë më mbushen ma shumë jetë.
shkrihem si një pikë-vese në sytë e qiellit.
Dhé un jam më e lumtura e dheut!
 
Arrij ta mbledh në një shikim,
Krejt botën në sytë e mi,
O rreze drite e zbritur kaq bukur;
Jetë, Frymë, dhe shpirt!
 
 
Letra e pashkruar
 
Nuk e mësova kurrë,
nëse ishin gërmat apo fjalët,
që unë aq shumë i dëshiroja;
apo ishte bota ime shpirtërore,
bosh dhe e palumtur,
kur, të shkruarit e një letre kërkoja
me dëshirën e vetme,
komunikimin mes shpirtrave të heshtur.
 
Emocione të lëna në mes,
pëshpërima pafund,
paragrafë me mijëra nënkuptime.
 
S’ di ku puthen mendimet
me fjalët në vazhdim,
nganjëherë humbet dhe lidhja
mes renditjeve,
harruar shpesh prej emocioneve
të pa përshkruara,
të pathëna në letër.
 
Ndaj të kërkova të më shkruaje.
 
Të ëndërroje edhe ti si ëndërroj unë,
me zemrën dhe krahët hapur
qiejve të kaltër dëshirash,
pa asnjë frikë për të nesërmen,
duke shpërndarë energji pozitive,
siç shpërndan Dielli rrezet e tij të dritës,
mbi shpirtin tënd aq të bukur,
rrethuar me kurora ëndrrash
të paprekshme, eksituese.
 
Mbase të kërkova shumë,
ndaj kurrë s’e mora
atë letër të pashkruar,
ose, adresën e shpirtit tim
padashje e kishe harruar…
 
 
Me dashtë
 
Ai din me të dashtë sikur je,
me sy të qeshur, apo kureshtarë,
shikim i gjallëruar për çdo mëngjes.
 
Mjafton t’i japësh veç një buzëqeshje,
me aq pak, pa fund lumturohet!
 
Ai din të t’ngrohë, njësoj si zjarri!
Me fjalë të kandëshme, po se po.
Vjen si andrrat nadjes së vonë
Trokitjeve të shpeshta, si fryma!
 
Mbase ka ardhë nga tjetër planet,
një yll që ndriçon veç fytyrën e saj,
buzëetur e shpirtbukur!
 
©️Ana Toma
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s