Poezi nga Ana Toma

 
Poezi nga Ana Toma
 
 
Mbrëmje…
 
Mbrëmje!
Sa shpejt e harrove.
Kujtimet, nuk e di në janë kujtime,
apo libra të lexuar me një frymë;
Duke pritur fundin…
 
Në errësirë dallon një hije.
Ecën dorë për dorë me heshtjen,
nëpër pyllin e kopshtit pemë zhveshur.
Kollitet lehte: një herë, dy dhe tre.
 
E çuditshme!
Trupi i saj lëshon dritë,
si një zanë përralle.
Dëshiron të prekë me buzë hijen e tij;
Zgjat krahët nëpër natë. Zjarr!
 
Mbrëmje!
Mendon për izolimin e planetëve.
Për ata që po japin shpirt këtë çast!
 
Ato mijëra dollarë i ka lënë aty,
të pa prekur.
Gjysma e rinisë, ikur rrugëve të fatit,
si gjysmë hëne!
 
(E ka të vështirë të largohet shpirtërisht.
Mos i thuaj natën e mirë, por mirëmëngjes!)
 
 
Sa gjatë e prita puthjen tënde
 
Puthjen në buzë, ma të amblën dëshirë
dashnia jeme, mos ma kujto!
Ti puth plot pasion, si oqeani – bregun,
sa shpirti qesh dhe butësisht rënkon!
 
Aq gjatë e prita, puthjen tënde,
me orë, ditë, javë dhe muaj!
Sa ambëlsi e saj, erdh’ bashkë me erën;
Me shiun, borën, edhe me diellin!
 
Unë do të plakem, me puthjen tënde
shijen e saj, që zgjat me jetë!
Nuk kam më frikë nga porta e Ferrit
veç ti më prit, se ty do të t’ gjej!
 
Oh, le të vdes, pas asaj puthjeje,
që zhduk shumë plagë, si me magji!
Puthjen në buzë, dashnia jeme
mos ja fal kujt, gjer sa të vij…!
 
 
Puthja e parë
 
Ai djali me tutat e kuqe,
që vinte drejt meje gjithë turp,
kishte rrëmbyer veç zemrën time
dhe unë të tijën zemër të butë.
 
Nga malli, një dite pa u parë,
shpirtrat tanë digjeshin prush.
Nuk kishim telefonë, celularë,
WiFi, apo Facebook.
 
Ah, sytë e tij ç’ngjyrë kishin
ishte frymë, jetë dhe pranverë.
Yjet i zbriste në tokë kur më shihte
bashkë me Hënë, Jupiter, dhe Diell!
 
Nuk e dinim se çfarë ishte të duash,
na mjaftonte shikimi në sy.
Oh, sa qeshte dhe toka ku shkelnim
çelnin lule mbi kodër, dhe gurë.
 
Kur puthjen e parë më dhuroi,
ndaloi shiu. Bota u shua.
Ai djali i turpshëm, pa frikë
në buzë, lehtësisht puthi mua.
 
Aq desha, të ndjeja, se ai ish’ fryma ime
i ëmbëli lot, kur rrodhi ngadalë,
më puthi,
dhe dashuria ime,
e ndjeu përjetë, puthjen e parë.
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s