Kalendari poetik: Clive Staples Lewis (1898-1963) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Clive Staples Lewis
 
Kalendari poetik: Clive Staples Lewis (1898-1963)
 
C. S. Lewis u lind më 29 nëntor 1898; shkrimtar, eseist dhe poet britanik, sivjet mbushen 123 vite nga lindja e tij. I ati qe nga Uellsi, i vendosur në Irlandën e Veriut për çështje pune, nëna e tij irlandeze. Njihet më tepër për romanet e tij fantastiko-shkencorë.
Për kurreshtjen tuaj: vdekja e tij kaloi pa u përmendur nga shtypi, jo sepse C. S. Lewis nuk qe i famshëm, por qëlloi që vdiq më 22 nëntor 1963; ishte dita kur u vra J. F. Kenedy.
Ja një poezi prej tij:
 
 
NË BURG
 
Prej dhimbjes së madhe klitha fort,
Klitha fort shumë i pezmatuar
Për jetën pa shpresë që vazhdon
Në një qerthull që s’ka të mbaruar
Nga vdekja në vdekje dhe s’mbaron;
 
Deri sa një natë vere të nxehtë
Udhën humba në një yll të zbehtë
Dhe pashë Tokën, të vogël, të largët
Në një thellësi pafund, të zbrazët
Vura re një xixëllimë drite
Mes natës së errët q’e mbështillte,
 
Përmbi të, mijra dhe mijra yje,
Poshtë saj, pashë veç pluhur yjesh,
I vdekur, që as do, as urren
Që as vetminë e tij nuk njeh,
Se pluhur kozmik është, i vdekur.
 
Dhe nëse ca lotë janë derdhur
Ndonjë zot i lig ka aq fuqi
Dhe mbi atë dhëmbje, ulet e rri,
Mbi Tokën e vogël për një çast,
Kush vret mendjen për të? Kujt i plas?
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s