Poezi nga Rami Kamberi

 
Poezi nga Rami Kamberi
 
 
QË PESË SHEKUJ, MBI ARBËRI…
 
Flakë e janarit, në mes të territ
Diell me hënën, si yjet na duken larg
Zjarr duket jeta, si zjarr i ferrit
Dita hap dhimbje e nata, na hap plag’
 
Mes shesheve të robërisë, festojmë, fitoren liri
Shqip valëviten flamujt, si në Vlorën e njëzetetetës
Uria na e pi gjumin, sytë jermi kërkojnë Arbëri
Tradhtia na prinë kufijve, si vdekja rrugëve të jetës
 
Flakë e janarit, në mes të territ
Jerm po na e trazon kujtesën, pa zë e pa fjalë
Zjarr duket jeta, si zjarr i ferrit
Ikjeve pyetemi, kush vdiq e kush ashtë i gjallë.
 
 
THOSHTE, BABAPLAK…
 
Ndër malet tona, thoshte babaplak
Borë e shi e erë e stuhi, do të ketë, në Sharr
Mos e jep plisin, pa e larë me gjak
Se të mallkojnë orët, mbetesh, shtat pa varr
 
Namin, leja kullës, këngën, malit
Bardhësinë e plisit, mos lejo të ta damkos, asnjë ushtri
Uniformë e nishane, merrja carit
Tuat janë, biri im, nga deti Egje e deri te Karpatet, Iliri
Adriatik e Jon i ke, si sy, të ballit
 
Ndër malet tona, thoshte babaplak
Stinët, janë të serta, se në pik të verës, ka rrufe
Mos e jep plisin, pa e larë me gjak
Se të mallkojnë orët, mbetesh, pa emër e atdhe.
 
 
S’DUA TË THEM, PO…
 
Më iku po, edhe një mot
Me shumë borxhe e amanete
Më duket, se u plaka sot
Me plot dhimbje e plagë, jete
 
Vetëm dashnia m’rri, si e kam, dashni
Lulëkuqe e lulëzuar, që, nuk venitet, kurrë
Verë e stolisur, si lum jete, plot lumni
Lundron me mua, moteve me shen e nurë
 
Më iku po, edhe një mot
Me plot dhimbje e plagë, jete
Më duket, se u plaka sot
Me shumë borxhe e amanete.
 
 
ENGJËLLUSHË, TË SHOH…
 
Të shoh të pikturuar, në mes të qiellit
Mes kaltërsisë, të duket më e ëmbël, fytyra
Shikimet e derdhura, si rrezet e diellit
Në tokë që shpërthejnë, me miliona ngjyra
 
E vijnë, në malësinë time, sikur retë, kur i frynë era
Sa herë deti hutohet e me shtatin tënd, lozin valët bardhësi
Si Sharrin, kur ma trazojnë, sa herë që çel pranvera
E shikoj qiellin, më dukesh si hyjneshë shekujsh, siç më je ti
 
Të shoh të pikturuar, në mes të qiellit
Fytyrë mes kaltërsisë si Bardhoke e njëzetetetës
Shikimet e derdhura, si rrezet e diellit
Në tokë shpërthejnë, sikur gurra e lumit, të jetës.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s