KUR DIELLIN HUMBIM… / Skicë nga Nora Halili

 
Skicë nga Nora Halili
 
 
KUR DIELLIN HUMBIM…
 
Se: kurrë nuk mund të dimë çfarë dhe kush…ky është një mister, ka qënë, dhe do të jetë i tillë. Ndodh kur në përplasje, pasi përballje nuk mund të themi, karakteret janë kaq të ndryshëm, ka raste kaq të vegjel, sa imagjinata ndihet shterpë, gjunjëzohet pa opsion të dytë…
… dhe kur mendon se: ok, gjithçka është e qëndrushme, e fortë, e paluajtshme nga asgjë, një fat i keq shëmb themelet e qëndresës, shikon se gjithë kjo është një ënderr, është çfarë ti ke menduar, ndier, dashur, dhënë, por jo… Ky është momenti i asaj cfarë nuk i vë dot një emer pasi është një situatë e ngarkuar plot me fakte, ndienjë, zhgënjim, mbi të gjithë absurditet.
 
…këtu fillon dhe ajo që do ta quaj beteja e ftohtë, apo qetësia para stuhisë, që në atë çfarë mund ta konsiderojmë strategji, është një vullkan përvelues, që të shkrin kockën dhe shpirtin… Në përballej është një aizberg që të fundos pak nga pak, është një det që të merr me dallgët, tufan që të ngrin pikën e fundit të gjakut. Duke qënë koshient i fundi të dhimbshëm dhe të pashmangshëm humbet dhe gjuhën e komprimosit pasi tashmë duket se dallgët e detit dhe ato të jetës janë marrë vesh më përpara…
 
…zbrazja e dhimbjes është emergjente, shpirti i sprovuar mund të humb durimin e tejskajshëm, sytë, ah sytë dëshmitarë të egzistncës dhe mos egzitences brenda nesh, mundohen të fiksojnë nervin e karakterit… Ky është momenti, Big – Bang, pikërish këto fragmente “horrori” janë materja që po formon të tërën… Se: çdo krijesë është një Univers në vete, ndaj komplikohen përpalljet, ashpërsohen përplasje, vdesin ndienjat, zbehen ngjyrat… Shpesh rezultojmë enigmatik, totalish të panjohur, të zenë në çarkun e të pamundurës, robër të egos dhe UNI-t, saqë dhe Dielli na humbet mes hapsirave të gishtërinjeve…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s